Panorama Sport (Albania)

Mali i Zi fiton testin e parë me Shqipërinë

-

Në Budva të Malit të Zi u zhvillua dje në mbrëmje një ndeshje stërvitore mes kombëtares vendase dhe asaj të Shqipërisë në volejboll për femra, e cila do t'i paraprijë miqësores zyrtare që do të zhvillojnë dy skuadrat ditën e sotme. Sipas informacio­nit të bërë publik nga Federata Shqiptare e Volejbolli­t, ndeshja e djeshme stërvitore ishte me 5 sete dhe u dha mundësi trajnerëve të shihnin nga afër jo vetëm gjendjen e skuadrës, por edhe të bëjnë një evidentim të punës së kryer gjatë 10 ditëve të para grumbullim. Jo vetëm kaq, por në fushë u aktivizuan të gjitha vajzat që trajnerët Altin Martiri e Roland Tarja kishin në dispozicio­n. Trajnerët, pas tri seteve të para, ranë dakord të luanin edhe dy të tjera. Rezultatet e 5 seteve janë: 25-23, 2519, 26-24, 25-19 dhe 28-26, të gjitha në favor të Malit të Zi. Ndërkohë sot do të zhvillohet miqësorja zyrtare mes dy skuadrave. Siç dihet, kombëtarja do të marrë pjesë në Ligën e Europës, që zhvillohet në qershor dhe këto sfida shërbejnë për të ndërtuar një ekip sa më kompetitiv në arenën ndërkombët­are. Pas dy ndeshjeve miqësore në Budva me përfaqësue­sen vendëse të Malit të Zi, Federata Shqiptare e Volejbolli­t ka planifikua­r të zhvillojë

sërish dy miqësore (në Gjilan) me ekipin vendës të Kosovës ditën e shtunë. Shqipëria ndodhet në Grupin A të Ligës së Europës në edicionin e saj të dytë radhazi, bashkë me Finlandën, Austrinë e Bjellorusi­në. Ndeshjet e para do të luhen më datat 9-11 qershor, në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania