Panorama Sport (Albania)

Ankthi për mbijetesën, Laska: Fiton Laçi, nuk bëjmë pazare

Laska: S'më interesojn­ë zërat, nuk bëhem ordiner "Burra të mirë janë ata që të japin lekë pasi mbijeton"

- ARMAND HALILI

Kur pritet të luhet Kat egoria Superiore dhe dy prej skuadrave historike të saj si Tirana dhe Vllaznia rrezikojnë mbijetesën, skenarët për shpëtimin e tyre janë aq realë, por ndonjëherë edhe të pamundur. Ditët e fundit po flitet gjithmonë e më shumë në lidhje me një premio që kanë vendosur kryeqyteta­sit dhe shkodranët në favor të Teutës dhe Korabit, e cila shkon në rreth 200 mijë euro. Dibranët luajnë ndeshjen e radhës ndaj Korabit në kryeqytet. Një gjë e tillë nuk është e paligjshme dhe ata që preken nga kjo janë kurbinasit. "Nuk jam fare në dijeni dhe as nuk më intereson, pasi shoh vetëm punët e mia. Ne e kemi në këmbët tona gjithçka dhe nuk më interesojn­ë aspak fjalët e të tjerëve", kanë qenë fjalët e presidenti­t të Laçit, Pashk Laska, i cili, edhe pse nuk i ka shumë me qejf deklaratat në media, për "Panorama Sport" thekson se skuadra e tij do të hyjë në fushë ndaj Teutës me objektivin e vetëm për të marrë fitoren dhe siguruar mbijetesën. "Objektivi ynë në ndeshjen me Teutën është vetëm fitorja dhe nuk më interesojn­ë fare llafet që thuhen lart e poshtë dhe s'i vendos fare në listë. Po të jemi të zotë të fitojmë, le ta arrijmë. Do bëjmë maksimumin në fushë, ky është interesimi i vetëm që kemi", ka vazhduar Laska.

PËRGËNJESH­TRIMI - Por, përveç premios për kundërshta­rët, ditët e fundit

ka pasur zëra për një tjetër shpërblim, në favor të vet presidenti­t Laska. Gjithsesi, ky i fundit e përgënjesh­tron me neveri një gjë të tillë. "Mua apo klubit të Laçit? Unë jam president klubi? Nëse unë do hedh poshtë klubin e Laçit dhe qytetin e Laçit, do jem nga ata ordinerët, pra do të bëhem palë

e atyre ordinerëve të tjerë. Nëse klubi i Laçit shitet dhe unë jam palë e atyre, unë i bie të jem ordineri i parë dhe të tjerët vazhdojnë pas meje. Ne do të bëjmë maksimumin dhe nëse është e mundur do të mbijetojmë, pasi futbolli nuk është me zor. Ne do të bëjmë maksimumin", vazhdon Laska,

që, pasi e falënderoj­më për prononcimi­n, shton: "Thojuni faleminder­it edhe atyre që duan të më japin lekë mua. Burra të mirë janë ata që të japin lekë pasi të qëndrojë në Superiore. Ne shohim vetëm interesat e klubit tonë, të tjerët nuk më interesojn­ë fare", mbylli presidenti kurbinas.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania