Panorama Sport (Albania)

Bajerni në modë, Grizman u hap dyert gjermanëve

Francezi ndez shpresat e bavarezëve, 100 milionë euro për kartonin e tij Sulmuesi i Atletiko Madridit “snobon” Mançester Junajtid: Jam gati për bavarezët

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Sulmuesi i Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, është edhe më afër kampionëve bavarezë. Nga ana tjetër, skuadra e Mançester Junajtid supozohet t'i ketë ofruar një shumë mjaft të majme, por deklarata e fundit e francezit ka ndezur shpresat e fansave të Bajernit. Pas një pyetjeje mbi një transfertë drejt kampionëve gjermanë, Grizman ka thënë: "Jam gati të shkoj". Ai gjithashtu ka përfshirë edhe Premier Ligën, të cilën e quan një lloj "trendi", por përgjigjja e prerë ka shkuar për klubin bavarez. Në Angli, Grizman konsideroh­et një kandidat mjaft i nxehtë. Shanset e klubit të Hoze Murinjos janë rritur ndjeshëm pas kualifikim­it për në sezonin e ardhshëm të Champions- it dhe të luash në klasin mbretëror është një terren më se i përshtatsh­ëm për karakterin e Grizman. "Besoj se KarlHainz Rumenige dhe Uli Hënes do të bëjnë gjëra të çmendura", ka thënë menaxheri gjerman, Mehmet Shol. Megjithatë, nga aspekti i kualifikim­eve skuadra bavareze nuk ka pasur një paraqitje shumë të mirë gjatë këtij sezoni, gjë e cila mund të llogaritet si një minus në merkaton e këtij viti. Për kampionët gjermanë, fati do të luajë një rol të madh për merkaton gjatë kësaj vere. Nga ana tjetër, Aleksis Sançez nga Arsenali kërkon rreth 25 milionë në vit për kartonin e tij, Rodrigez nga Reali rreth 50, ndërsa Grizman thuhet se

do të sfidojë tregun me rreth 100 milionë euro për transfertë­n e tij. Shumë fansa e ëndërrojnë ardhjen e Antuan Grizman në skuadrën gjermane si një prej top 5 lojtarëve më të mirë të Europës, i ndryshëm nga yjet si Mesi e Ronaldo. Kontrata e francezit është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe kjo është një prej çështjeve të diskutuesh­me kur flitet për emrin e tij. Nga ana tjetër, shifra prej 100 milionë eurosh mund të jetë një faktor që do t'i rëndojë skuadrës gjermane, e cila është në një luftë mes klubeve angleze dhe atyre spanjolle që po ndjekin hap pas hapi gjurmët e Grizman.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania