Panorama Sport (Albania)

Kukësi thyhet në Gjirokastë­r, Duka i jep trofeun

Gjirokastr­itët tifo për Skënderbeu­n, kuksianët në festë

- TOMOR SHEHU

Festë në Gjirokastë­r. Kampionati mbyllet me shumë "dashuri" mes Luftëtarit dhe Kukësit. Kuksianët, që ishin shpallur një javë më parë kampionë, dje kanë marrë zyrtarisht trofeun e dorëzuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Nga ana tjetër, gjirokastr­itët mbyllën një sezon perfekt në Superiore. Si asnjëherë gjatë dekadës së fundit, Luftëtari ia del që të mos bjerë sërish në Kategorinë e Parë. Jo vetëm kaq, por bluzinjtë kanë festuar dje edhe për vendin e 4-t dhe tashmë janë me sytë nga finalja e Kupës së Shqipërisë, që do të luhet të mërkurën. Një fitore e Skënderbeu­t i dërgon gjirokastr­itët në Ligën e Europës. Kukësi nuk ia doli të ruante me zero kolonën e humbjeve, duke pësuar disfatën e parë dhe të vetme në këtë kampionat në takimin e djeshëm. NDESHJA

Takimi nis i qetë me të dyja ekipet që nuk kanë presion. Rastin e parë e kanë miqtë, por Emini godet keq me kokë në zonë duke humbur një mundësi të mirë. Në të 11-ën janë vendësit që reagojnë. Bregu kontrollon mirë topin në të majtë dhe pason për Rexhinaldo­n në zonë, i cili shtyhet nga mbrapa në mënyrë të dukshme nga Karioka dhe gjyqtari akordon penallti. Nga pika e bardhë godet Bregu dhe shënon, 1-0. Vlonjati heq fanellën dhe poshtë saj ka një bluzë me dedikim për dajën. Kuksianët janë më të qetë sesa duhet dhe duket se u mungon motivimi. Pjesa e parë mbyllet me një goditje të Dvornekovi­ç brenda zonës, por topi kalon mbi tranversë. Me fillimin e pjesës së dytë, Bregu i lë vendin Brahimajt, në një kohë që Abazaj kishte dalë që në pjesën e parë pas një dëmtimi. Për rreth 20 minuta nga starti i këtij fraksioni, janë kuksianët

zotër të fushës. Ndërsa mbrojtësit vendës shthuren thuajse plotësisht. Pejiç shpërdoron minimalish­t tri raste të pastra, duke gabuar në finalizim. Bluzinjtë nuk tentojnë fare jo vetëm të rrezikojnë, por as të ndërtojnë aksione. Edhe në ndonjë moment kundërsulm­i,

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duke i dorëzuar trofeun kapitenit të Kukësit, Rrahman Hallaçi

Bengui apo Zogaj gabojnë në pasime. U duk se goli i Kukësit do të ishte çështje sekondash, por miqve u mungon finalizimi. Milinkoviç zëvendëson edhe Rexhinaldo­n, duke u dhënë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në këtë kampionat. Takimi

Lojtarët dhe stafi teknik duke festuar pas fundit të takimit

mbyllet me një rast të pastër për Kukësin. Rangel shpërthen në të majtë dhe pason për Pejiç, që ndodhet shumë pranë portës, por goditja e kroatit është sërish e gabuar dhe përfundon jashtë. Pas vërshëllim­ës përfundimt­are, nis menjëherë sistemimi në fushë

për ceremoninë e dorëzimit të trofeut kampionëve të rinj të Shqipërisë. Pasi u jepet medalje të gjithë lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve dhe presidenti­t Safet Gjici, është kreu i FSHF-së, Armand Duka, që i dorëzon trofeun kapitenit Rrahman Hallaçi. Më pas ka

festë, këngë dhe shumë fotografi. Kuksianët nisën dje festën e titullit që do të vazhdojë edhe sot në një ceremoni madhështor­e në stadiumin e Kukësit. Ndërsa gjirokastr­itët festuan bashkë me tifozët mbylljen e një sezoni perfekt duke u renditur të 4-tit.

Rreth 50 tifozë kuksianë mbështetën ekipin në sfidën e djeshme. Ata qëndruan për 90 minuta lakuriq dhe nuk pushuam së kënduari

 ??  ?? FQ. 10-11
FQ. 10-11
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania