Panorama Sport (Albania)

Barça rigjen buzëqeshje­n, siguron Kupën

uis nrike përshëndet me trofe, mposhti Alaveshin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kupa e Mbretit mbe tet një çështje mes Mesit dhe shokëve të tij. Finalja e luajtur në "Visente Kalderon", që priti ndeshjen e fundit zyrtare përpara se të shembet, ka parë fitues për të tretën herë me radhë (për një total prej 29 titujsh, rekord spanjoll) Barcelonën, e cila dominon bindshëm për 90 minuta Alaveshin, klub i cili luante finalen e parë në historinë 96vjeçare si klub. Baskët humbin kështu shansin për të shkuar në Ligën e Europës, ndërsa nga ana tjetër Luis Enrike përshëndet duke ngritur në qiell trofeun e tij të nëntë në tre sezone qëndrimi në pankinë (2 kampionate, 3 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 1 Champions, 1 Superkupë Europe dhe 1 Botëror për Klube). Ndërsa Mesi e mbyll sezonin e tij në kuotën e 53 golave, duke u shpallur kështu triplo golashënue­s } i ligës, i Kupës së Mbretit dhe i Champions-it (nëse Ronaldo ia lejon këtë). FENOMENI MESI

Edhe pse pa Suarezin, skema e finales së djeshme ishte e qartë, Barcelona sulmon dhe e mbyll pjesën e parë me një zotërim topi 75 për qind, ndërsa Alavesh ngre dy diga me 9 lojtarë në total për të mbajtur sa më larg zonës katalanasi­t. Prapavija e baskëve reziston mjaft mirë, madje në të 27-ën, në kundërsulm­in e tyre të parë, i shkojnë shumë pranë edhe avantazhit, kur topi që goditi shtyllën parakaloi edhe të gjithë vijën fatale, por pa e kaluar

atë. Gjithsesi, nevojitet një kambanë alarmi që Mesi të zgjohet dhe të marrë për dore skuadrën e tij, kur në të 30-ën, pas një kombinimi gjenial me Nejmarin, lëshon të majtën e tij kirurgjike dhe tund rrjetën. Të gjithë menduan se ndeshja mbaroi që në atë moment, por tri minuta më vonë, Teo Hernandez, zbulimi i madh i këtij sezoni barazon shifrat për Alaveshin, me mbrojtësin mëngjarash që lëshon një goditje dënimi perfekte. Gjithsesi, kjo Barcelonë e di mirë se nuk mund të dështojë edhe në objektin e saj final, prandaj mes minutës së 45-të dhe tre të shtesës që u akorduan në pjesën e parë shënojnë dy herë, fillimisht me Nejmar dhe më pas me Alkaser, të çliruar nga një aksion gjenial dhe personal i fenomenit Mesi. 3- 1 që në pjesën e parë dhe ndeshja mund të mbyllet edhe këtu, sepse pjesa e dytë është një administri­m i Barcelonës, i shoqëruar edhe me tension mes të dyja skuadrave, por pas vërshëllim­ës finale të gjithë lojtarët e Barçës mund të qeshin dhe të festojnë, ndonëse ata e dinin mirë se ky ishte vetëm një trofe ngushëllim­i, jo fundi i sezonit që ata kishin planifikua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania