Panorama Sport (Albania)

Lot dhe batuta, Halili ngushëlloi futbollist­ët

Grima, batutë me Josën: Vitin tjetër do luani kundër Vllaznisë B

- ADMIR URUÇI SENAD NIKSHIQI

Ndeshja midis Vl laznisë dhe Ti ranës u ndoq nga një numër shumë i madh tifozësh, për vetë rëndësinë e takimit. Gjithsesi, dueli ishte i ngarkuar jo vetëm me emocione, por edhe me episode që nuk janë ndjekur dot nga televizion­iG

- Ndeshja filloi me dy minuta vonesë për shkak të flakadanëv­e që tifozët vendës hodhën në afërsi të fushës.

- Që në orën 15:30 ka filluar që të mbushet stadiumi "Loro Boriçi". Grupe të rinjsh familjarë dhe shumë femra kanë qenë të pranishme në këtë takim tejet delikat për ekipin e Vllaznisë. Tifozët kuqeblu kanë qenë si asnjëherë tjetër më të shumtë në numër. Sapo i ka ftuar Vllaznia, ata i janë përgjigjur me një mbështetje masive. Në total, numri i tifozëve i kaloi 13 mijë, të influencua­r edhe nga fakti që hyrja ishte falas.

- Numri i madh i automjetev­e të mbërritura nga mbarë Shqipëria në drejtim të Shkodrës për të mbështetur ekipin e zemrës kanë zënë jo vetëm rrugët kryesore të qytetit, por edhe rrugicat përreth stadiumit, duke shkaktuar në njëfarë mënyre edhe bllokimin e tyre.

- Vllaznia, edhe në takimet me ekipet pretendent­e, në këtë sezon është ndjekur nga një numër i pakët tifozësh krahasuar me takimin e fundit. Edhe në emocione të tilla nuk ka munguar edhe batuta nga tifozëria shkodrane: "Qenka dashur të diskutohet mbijetesa që të mbushet stadiumi. Këta djem e kanë merituar mi nejt më shumë afër".

- Si për ironi, kënga e Vllaznisë kampione ndër vite e kënduar nga mjeshtrit e mëdhenj si Bujar Qamili e Frederik Ndoci ka qenë përshëndet­ëse si para startit të takimit e po ashtu në pushim dhe në fund të saj.

- Tekniku Mirel Josa ka takuar para nisjes së sfidës stafin e skuadrës shkodrane, Cungun, Danin e Maxhar po ashtu edhe drejtuesit e tjerë. Dy të parët kanë qenë në rolet e zvKtrajner­ëve në periudhën kur tekniku drejtonte skuadrën shkodrane.

- Mbrojtësi Antonio Marku kishte vetëm dy javë që kishte kryer operacioni­n, por vendosi që të ishte në dispozicio­n të skuadrës, duke bërë një sakrificë të madhe fizike. Ai kërkoi edhe që të luante në minutat e fundit, duke dhënë kontributi­n e tij që kuqeblutë të marrin pikë dhe mbi të gjitha të sigurojnë mbijetesën.

- Pasi janë çliruar nga ankthi i takimit, ish- drejtori sportiv i Vllaznisë e njëkohësis­ht tekniku aktual i kombëtares së femrave, Armir Grima nuk ka ngurruar që të lëshojë një batutë në drejtim të teknikut Josa. "Mos u mërzit profesor, do luajmë prapë bashkë në Kategorinë e Parë". Ishte fjala që Tirana do të luajë në Kategorinë e Parë me ekipin e Vllaznisë B.

- Suad Lici, një nga emrat e spikatur të ekipit shkodran ndër vite, por edhe pjesë e skuadrës së Tiranës, nuk ka ngurruar që të shkojë dhe të takojë stafin teknik dhe ekipin e Tiranës në dhomat e zhveshjes pas përfundimi­t të takimit. Po ashtu ka përshëndet­ur dhe ekipin e Vllaznisë.

- Presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili, ka shkuar në dhomat e zhveshjes pas përfundimi­t të takimit. Ai ka ngushëllua­r lojtarët si brenda dhomave e po ashtu ka përgëzuar edhe brenda në autobus një pjesë prej tyre që kishin dalë më shpejt nga dhoma.

- Tekniku Mirel Josa gëzon simpatinë e tifozërisë shkodrane. Pavarësish­t se i mërzitur për rënien e ekipit të tij në Kategorinë e Parë, nuk ka mbetur pa takuar disa tifozë kuqeblu.

- Denis Pjeshka ka pasur

dje jo pak gëzime. Qëndrimi në Superiore, por edhe datëlindja e 22-të e tij.

- Skuadrës dhe stafit të ekipit i është shtruar menjëherë pas takimit një darkë në ambientet e lokalit "Vllaznia" poshtë shkallëve të stadiumit. Stafi dhe ekipi kanë festuar qëndrimin, ndërsa, përveç lojtarëve që kanë qenë të pranishëm në fushë e në stol, nuk ka munguar as treshja Shtubina, Bicaj e Vrapi që e kanë ndjekur mes shumë emocionesh këtë takim.

- Në fund të takimit, nuk kanë munguar lotët nga lojtarët e të dyja skuadrave. Nga njëra anë ishin ata të Tiranës që ranë në Kategorinë e Parë, ndërsa nga ana tjetër ishin ata të Vllaznisë që lotuan nga gëzimi për sigurimin e mbijetesës.

- Trajneri i Vllaznisë ka festuar si rrallëherë në përfundim të takimit, duke hequr këmishën që mbante veshur dhe duke e valëvitur rreth stadiumit, duke vrapuar.

- Në përfundim të takimit, ministri Bushati është munduar të ngushëlloj­ë presidenti­n Halili duke i dhënë: "Mos u mërzit", ndërsa kreu i klubit bardheblu iu përgjigj: "Çfarë t'i bëjmë, ky është futbolli".

- Sulmuesi i Tiranës dhe njëkohësis­ht djali i presidenti­t, Grent Halili, ka qenë një prej atyre që qau më tepër në stolin e skuadrës dhe ishte Devi Muka ai që shkoi për ta përqafuar.

- Në fundin e lojës ranë në sy tentativat e futbollist­ëve të Vllaznisë për të vonuar lojën, por aktrimi i portierit Selimaj ishte me të vërtetë komik. Në tentativën për të gjuajtur topin, ai bëri sikur u dëmtua në kofshën e djathtë.

- Mesfushori i Tiranës, Afrim Taku, nuk e priti mirë zëvendësim­in nga trajneri Josa, duke përplasur një send që kishte në dorë.

- Në minutën e 33-të nuk mungoi as tensioni mes lojtarëve për shkak të një faulli, por arbitri arriti ta menaxhojë me shumë qetësi.

- Katër minuta para se të përfundont­e koha e rregullt, tifozët e Tiranës u nxorën nga stadiumi prej forcave të rendit.

- Në minutën e 89-të, një kapsollë bëri që anësori italian të futet menjëherë në fushën e lojës.

 ??  ?? Hoxhallari i dëshpëruar, shtrihet në fushë pas përfundimi­t të takimit
Hoxhallari i dëshpëruar, shtrihet në fushë pas përfundimi­t të takimit
 ??  ?? Presidenti Halili "ngushëlloh­et" nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pak sekonda pas ndeshjes
Presidenti Halili "ngushëlloh­et" nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pak sekonda pas ndeshjes
 ??  ?? Halili, Edeh, Cake dhe Nuriu, të pikëlluar në stolin e Tiranës
Halili, Edeh, Cake dhe Nuriu, të pikëlluar në stolin e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania