Panorama Sport (Albania)

Cungu në delir: Ia dolëm pa aleanca

"Kjo ishte ndeshja më e vështirë e karrierës, tre lojtarë luajtën me injeksion. Klubi ynë si kaproll"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka deklaruar se ndeshja ndaj Tiranës ka qenë një nga më të vështirat e karrierës, por gjithashtu një nga momentet më emocionues­e të jetës së tij. Në bisedën pas ndeshjes për mediat, ai foli edhe për premiot që mund të motivonin rivalët. "Vllaznia nuk kishte as 1 mijë lekë të vjetra për të dhënë. Po t'i kishte, do t'i jepte me kohë, që të mos mbërrinte në këtë pikë", theksoi Cungu, për të kaluar më pas tek emocionet e ndeshjes. "Për të qenë i sinqertë, jam një person që mundohem të respektoj vlerat. Nuk e kisha menduar kurrë që do të përballen dy emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar për të qëndruar. Nuk do të doja kurrë që të ndodhte kjo situatë, por ja që erdhi. Ata që e njohin Vllazninë, besoj se e dinë që nuk mund t'i ketë ndodhur ekipi në botë ajo që na ndodhi ne. Ishte një ekip i arnuar, në fushë ishte gjysma e ekipit të sezonit. Kemi futur në lojë tre lojtarë me injeksion. Presioni ka qenë jashtëzako­nisht i madh dhe kjo u reflektua në fushë. Këta tifozë të jashtëzako­nshëm më kanë emocionuar. Ky ishte momenti i dytë më i vështirë i jetës sime, pas humbjes së nënës", ka thënë trajneri.

AKUZAT - "Kjo ka qenë një Vllazni shumë e mirë, më e mirë se e viteve të mëparshme. Me shumë rezultate, por edhe me hallet e veta. Prej një Vllaznie që pretendont­e mbijetesën, arritëm të pretendojm­ë edhe vendin e katërt. Deri dy ndeshje pasi filloi faza e katërt, ekipi tregoi nivel të lartë, luftë, rezultate dhe lojë shumë të mirë. Në Vlorë diçka ndodhi me ekipin dhe pas saj vazhduan ndodhitë. Ka persona të cilët janë tallur me fanellën e Vllaznisë.

Nuk bëhet fjalë për 1-2 individët e ndeshjes me Korçën. E kanë menduar të siguruar mbijetesën që në fazë të tretë, kanë thënë Vllaznia nuk rrezikon asgjë, hajde të luajmë. Megjithatë, kjo është Vllaznia pa aleanca, pa aleatë. Kushdo që ka përmendur emrin e Vllaznisë për pazare, duhet t'u them edhe një

herë t'u vijë turp. Ky është futboll i egër, nuk sillesh brenda xhunglës si kaproll, se bëhesh mish për luanët dhe krokodilët. Vllaznia ishte si kaproll", deklaroi Cungu për "Supersport".

MARKU - Në fund ai foli për mbrojtësin Antonio Marku. "Një falënderim i veçantë shkon për Markun, një djalë i mrekullues­hëm,

i cili ndonëse kishte tre muaj pa prekur top me këmbë, më kërkoi të bashkohej me ekipin në këtë ndeshje të vështirë, duke më thënë: 'Profesor, për ty dhe për Vllazninë, dua të luaj. Edhe sikur ta pres këmbën, kjo nuk më bën përshtypje'. Futbollist­ë si ai meritojnë vërtet respekt".

 ??  ?? Cungu në delir pas mbijetesës
Cungu në delir pas mbijetesës
 ??  ?? Treshja italiane dhe dy kapitenët para “klasikes” së mbijetesës
Treshja italiane dhe dy kapitenët para “klasikes” së mbijetesës
 ??  ?? Afrikanët e Tiranës të dëshpëruar
Afrikanët e Tiranës të dëshpëruar
 ?? FOTO: F.Kurtaj ?? Pjeshka ngushëllon Dokën e përlotur
FOTO: F.Kurtaj Pjeshka ngushëllon Dokën e përlotur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania