Panorama Sport (Albania)

Shtubina: S'kam fjetur gjithë javën, shpëtuam pa jabanxhinj­të

Kapiteni i Vllaznisë ndien keqardhje për Tiranën

-

Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, nuk ka fjetur gjatë gjithë javës prej stresit të rrezikimit të rënies nga Superiorja. Në deklaratën pas ndeshjes, mesfushori që mungoi dje për shkak kartonësh, theksoi se i vjen keq për Tiranën që nuk do të jetë pjesë e elitës. Ai gjithashtu kritikoi futbollist­ët jo shkodranë. "Të them të drejtën, nuk e kisha imagjinuar një tension të tillë. Kam gjithë javën në ankth, në stres, nuk kam fjetur fare, duke menduar edhe gabimin në Durrës. Gjithsesi, këtë mbijetesë e fituan tifozët dhe më pas 11 lojtarë shkodranë. Dua të flas pak edhe për jabanxhinj­të, për lojtarët që blejmë. Ata i marrim të na japin një dorë që të shkojmë në Europë, jo që të jemi në këtë gjendje, por kur vjen puna për zgjidhje, i zgjidhim vetë ne shkodranët", ka thënë fillimisht Shtubina, i cili zbuloi edhe bisedat që ka bërë me shokët e skuadrës para ndeshjes. "Isha në kontakt me shokët gjatë gjithë kohës, edhe pse ata ishin pa telefona në grumbullim. I kam ndjekur kudo. E kishin njëfarë sikleti, sepse ishte finale, por ishte besimi që në Shkodër duhet të luanim mirë, të kishim siguri që të mos rrezikonim rënien. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne, pjesa e dytë ishte e barabartë. Tirana u mundua me topa të gjatë, por rëndësi ka që u krye kjo punë me shumë vuajtje. Normalisht që jemi të gëzuar, jemi në qejf, por kur feston mbijetesën, nuk është gjë e mirë. Tifozët festuan sepse kundërshta­ri ishte Tirana. Nuk e di si do zhvillohet sezoni tjetër pa Tiranën, por kështu është futbolli", deklaroi pas ndeshjes kapiteni i kuqebluve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania