Panorama Sport (Albania)

"Ndeshjet me Kukësin s'i sajuam ne, Halili të iki për 48 orë"

-

"Tirona Fanatics" afro mesnatës ka reaguar mbi rënien e skuadrës më të titulluar në vend në inferiore. Ata e kanë cilësuar si ditën më të turpshme të historisë së këtij klubi, që në gusht bën 97 vite. Tifo-grupi, me anë të kësaj deklarate, kanë radhitur disa nga shkaqet që degraduan bardheblut­ë deri në këtë pikë, ndërsa theksojnë se ndeshjet me Kukësin nuk i sajuan ata. Bojkoti vazhdoi për një motiv të thjeshtë, pasi edhe vjet u rikthyen për të mos lënë ekipin vetëm, por në fund asgjë nuk ndryshoi. Në mbyllje, ata cilësojnë si fajtorin e vetëm Refik Halilin, ndërsa i kërkojnë që brenda 48 orësh të marrë përsipër jo vetëm "faturën", por edhe të japë dorëheqje. Ja reagimi i plotë "Sqarim! Sot (dje) është dita më e turpshme në historinë 97- vjeçare të Tironës. Për herë të parë, Tirona ra një kategori më poshtë! Lart e poshtë nga tifozët dhe nga media po thuhet se pjesë në faj kanë edhe ' Fanatics'! Por nëse hedhim një sy në disa nga ndeshjet e këtij kampionati shohim se: Ndeshjet me Kukësin nuk i sajuan tifozët. Pikët me Korabin nuk i humbën tifozët. Ndeshjen me Luftëtarin nuk e humbën tifozët. Ndeshjet me Laçin, kur Laçi ishte skandal, nuk i humbën tifozët. Lojtarët me eksperienc­ë nuk i larguan tifozët. Dhe dënimet nga UEFA, që dogjën merkaton e janarit, nuk i sollën tifozët. Këto vetëm për të përmendur disa! Gjithashtu, kujtojmë se vitin që kaloi ishim në të njëjtën pozitë dhe për të njëjtat arsye braktisëm bojkotin. Kjo gjë nuk solli asnjë ndryshim. Prandaj ngelemi besnikë të veprimeve tona! Fajtori është Refik Halili! Presim që brenda 48 orësh ai të pranojë përgjegjës­itë dhe të japë dorëheqjen...", shkruanin "Fanatics" në reagimin e tyre.

 ??  ?? Kruja dhe Hebaj në festë
Kruja dhe Hebaj në festë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania