Panorama Sport (Albania)

Kola: Turp, trajnerë që dalin kampionë me lekët e shtetit

"Fajtorët janë këta që e drejtojnë, mua më shitën Kupën"

- OLSI TUJANI

Dita e djeshme ka shënuar historinë e Tiranës, por në aspektin negativ. E kush më shumë sesa ish-lojtarët dhe trajnerët e këtij klubi historik mund të ndiejnë më shumë keqardhje për këtë që ka ndodhur. Pas derbit të mbijetesës që vendosi në favor të Vllaznisë dhe që e dërgoi Tiranën për herë të parë në Kategorinë Inferiore, Agustin Kola, i irrituar, ka folur për shkaqet dhe arsyet që sollën këtë situatë. Në një intervistë telefonike për "Panorama Sport", ish-futbollist­i dhe trajneri Agustin Kola atakon të gjithë dhe kujton edhe një herë titullin e fundit kampion të Tiranës, ndërkohë që kujton prapaskena të hidhura për drejtuesit e sezonit 2008-'09.

EMOCIONET - I rënduar nga gjendja emocionale, Kola artikulon me kthjelltës­i fajtorët e kësaj situate, rikujton deklaratat që ka dhënë gjatë gjithë këtij sezoni duke ngritur alarmin për gjendjen e bardhebluv­e si dhe nuk harron asnjëherë etiketimet që i kanë bërë duke treguar edhe ofendimet që i janë drejtuar. I pyetur se çfarë ndjesie ka përjetuar në momentin që u mësua rënia nga kategoria e Tiranës, Kola shprehet: "Çfarë të them? Nuk di çfarë të them. Nuk flas dot. Më erdhi shumë keq. Mua më bëjnë malok, nuk më quajnë as ' tirons', por mua më dhemb më shumë se të gjithë. Unë i kam marrë 11 pikë mbrapa dhe i kam nxjerrë kampionë. Më shitën edhe ndeshjen e Kupës në atë vit, nëse e mbani mend… Megjithatë, nuk po zgjatem më shumë", tregon fillimisht Kola.

SHKAQET - Legjenda bardheblu është ndër ata që kanë deklaruar prej kohësh situatën alarmante të Tiranës dhe dje ka thumbuar jo pak për sh-

kaktarët e situatës që sollën rënien e klubit bardheblu. I pyetur se kush kanë qenë shkaktarët që e çuan ekipin drejt rënies, Kola ka deklaruar: "I kam thënë prej kohësh problemet, shqetësime­t dhe të gjitha hallet që ka pasur Tirana gjatë sezonit. Kur i kam thënë unë Josës të largohet se nuk vazhdohet

me atë situatë, më shanin mua. Megjithatë, janë trajnerë që kanë dalë kampionë kur ka pasur lekë shteti dhe qeveria për t'u dhënë kampionate këtyre. Të tillë janë".

FAJTORËT - Në fjalën e tij, Kola nuk kursen askënd dhe deklaron se drejtuesit janë fajtorët e parë, por e zgjeron "rrethin"

duke përfshirë edhe veten e tij. "Fajtorët? Këta që janë aktualisht në krye. Kush tjetër ta ketë fajin? Megjithatë, të gjithë ne 'tironsit' e kemi fajin. Të gjithë me radhë. Nganjëherë duke u përfshirë me pazare, nganjëherë me punë politike. Ku ka më keq se kaq. Sa kam vuajtur unë për atë klub, s'ka vuajtur njeri dhe ndaj më dhimbset, por po e lë me kaq", ka deklaruar Agustin Kola.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ?? Atmosfera e jashtëzako­nshme e tifozëve të Vllaznisë :FOTOT: F.Kurtaj
Atmosfera e jashtëzako­nshme e tifozëve të Vllaznisë :FOTOT: F.Kurtaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania