Panorama Sport (Albania)

"E dhimbshme, por na e panë sytë edhe këtë"

-

Blendi Nallbani nuk gjen dot fjalët. Ish-portieri i Tiranës ka mbetur i tronditur pas rënies së skuadrës, kur ka fituar dhjetëra trofe. Shkaqet që e sollën ekipin deri në këtë pikë, sipas tij, janë të shumta, megjithatë nuk e konsideron si momentin e duhur për të "kryqëzuar" fajtorët. Në një bisedë me "Panorama Sport", ish-kapiteni i kryeqyteta­sve rrëfen se si e përjetoi fundin e ndeshjes së luajtur dje në "Loro Boriçi", ndërsa dramën më të madhe e pa në sytë e të rinjve që shpërthyen në lot. "Mos më pyet. Sa mbaroi ndeshja dhe pashë lotët e atyre djemve, dola direkt jashtë. Nuk e përballova dot. Njerëz jemi edhe ne, është e dhimbshme. Nusja ime e vuajti më shumë, kemi një jetë që e ndjekim këtë ekip. Që 20 vjeç, që kur u martua me mua. Kam ngritur 10 tituj, ndaj e kam të vështirë. Unë e kam thënë, për ne ishte dështim vendi i dytë dhe të merrnim Kupën. Erdhi dita ta përjetojmë edhe këtë. Në këtë vend çfarë nuk ndodh, martohet burrë me burrë, çfarë të presësh më... Pse erdhi situata deri në këtë pikë? Në këto çaste është e lehtë me u rënë kokës njerëzve, nuk mund ta bëj. Pasi e di sa Halili e do këtë ketë ekip dhe ka investuar. Nuk është më punë lekësh. Tifozët kanë pasur ndikimin e vet. Pa tifozë nuk ka jetë. Është e kotë pa ata. Edhe në ndeshje lagjesh do spektatorë, jo më në ndeshje të tilla. Tirana luajti shumë mirë sot, por nuk e donte edhe fati. Të dridhen edhe këmbët, pasi është ndryshe të luash për titull dhe ndryshe për mbijetesën. Loja e bukur s'ka më vlerë. Duhej ai gol. Shpresa vdes e fundit thonë dhe ndoshta ndodh edhe ajo që është përfolur për Skënderbeu­n. Sigurisht që nuk ia uroj një gjë të tillë askujt, përkundraz­i, thjesht po bazohem te zërat. Në fund të fundit, sido që të shkojë, Tirana sportivish­t ra nga kategoria. Dhe ky është një fakt", përfundoi "Tata". A.Merko

 ??  ?? Ish-futbollist­i i Tiranës, status për rënien e bardhebluv­e
Ish-futbollist­i i Tiranës, status për rënien e bardhebluv­e
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania