Panorama Sport (Albania)

Kor , 01r 21t o33 0a3on n p3an t d t

-

Rivalitet në fushë? Tension? Përplasje mes tifozëve? Garë për titull? Stadium i tejmbushur? Asgjë e tillë. Për të paktën tri vitet e fundit kjo ka qenë panorama e një ndeshjeje mes Skënderbeu­t dhe Partizanit, dy skuadra që kanë rivalizuar mes tyre, në fushë, në tribuna dhe deklarata. E njëjta situatë ka qenë edhe në ndeshjen e fazës së dytë. Por, në ndeshjen e djeshme gjithçka ishte krejt ndryshe. Kukësi u tregua më i shpejtë se gjashtë herë kampionët e vendit dhe të kuqtë, që do të presin edhe një tjetër vit për të shpresuar që të ngrenë trofeun e shumëdëshi­ruar. Korça dje ishte e përgjumur, ashtu si moti që paralajmër­onte një shi, i cili për ironi nisi në fillimin e pjesës së dytë, por zgjati shumë pak. Skënderbeu ka kaluar në plan të dytë në lokalet e tejmbushur­a të pedonales dhe vendin kryesor në biseda e zënë listat e kandidatëv­e për deputetë të opozitës. Me sa duket, korçarët i kënaqte vetëm një tjetër titull dhe fakti që luanin ndaj Partizanit, rivalit të tyre më të fortë në vitet e fundit, nuk i grish më të jenë në shkallët e stadiumit.

Shenjat e para se në Korçë luhet një ndeshje futbolli nisin të duken pak minuta para ndeshjes, kur grupe të vogla tifozësh i drejtohen stadiumit. Siguria nga ana e forcave të rendit nuk i përligjet interesimi­t të tifozëve që ishte i vakët. Madje në stadium nuk ka pasur më shumë se 1500 të pranishëm. Shumë pak për një ndeshje të tillë. Megjithatë besnikët, "Ujqërit e Dëborës" dhe "Guerrils", janë aty. Ka ofendime, ironi dhe gjithçka tjetër në distancë. Askush nuk lufton më për asgjë, ndërsa në tribunën qendrore ka duartrokit­je për Sukajn që qëndron në stol dhe ofendime për të tjerët. Mungon presidenti Demi dhe Starova, ndërsa nuk mungon edhe këtë herë Takaj, i cili thyen disi akullin. Në përfundim të pjesës së parë, presidenti pret në zyrën e tij këshilltar­in e presidenti­t Demi, Luçiano Moxhin, që shoqërohet nga zyrtarët e kuq. Duket se akujt janë thyer, duke parë që marrëdhëni­et mes drejtuesve të dy skuadrave janë të "ngrira". Partizani shënon dy herë, por futbolli këtë herë ka kaluar në plan të dytë. Lajmet që vijnë nga ndeshjet që luhen në Shkodër e Laç janë më interesant­e. Barazimi i Skënderbeu­t duket se nuk mërzit asnjë, me përjashtim të zv.trajnerit Dalipi, që kërkonte me çdo kusht një fitore në këtë përballje, ndoshta një sfidë personale. Nga ana tjetër, Daja duket i qetë dhe gati për një sezon të ri me korçarët. Ata që festojnë në fund janë "Guerrils". Asgjë nuk i bën përshtypje, përveç lajmit që ka ardhur nga Shkodra. Tirana ra nga kategoria dhe mes tyre ka festë, ndërkohë që qëndrojnë në stadium, derisa tifozët miq largohen nga stadiumi. 30 minuta festë e shfrenuar që vazhdon edhe në autobusët e tyre. Në këtë fund sezoni, kanë diçka për të festuar, pavarësish­t se nuk fituan titullin.

ARMAND HALILI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania