Panorama Sport (Albania)

Trashi përplaset me Tomorin, "Guerrils" ironi me Tiranën

-

-Ndeshja Skënderbeu-Partizani më shumë sesa për kampionat u luajt për tifozët e të dyja ekipeve, që ishin të pranishme në këtë takim përmbyllës të kampionati­t për sezonin 2016-2017. Nuk munguan si gjithmonë edhe tifozët miq, që kishin ardhur në Korçë për këtë transfertë më shumë se 150 veta.

-Në tribunën qendrore, presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, është shoqëruar këtë herë nga i biri, Gerhard Takaj, i cili për shkak të dënimit nuk qëndronte dot në pankinë. Nga ana tjetër, delegacion­i i Partizanit kryesohej nga Luçiano Moxhi në mungesë të presidenti­t Demi.

-Në minutën e 32-të, pas shumë e shumë protestave për vendime jo të drejta të rivënieve anësore, arbitri Juxhin Xhaja ka bërë edhe gafën e radhës. Në një moment ai akordon rivënie për Partizanin, por protestat e Vangjelit dhe Orelesit (me të drejtë) e bëjnë të ndihet keq e u kërkon falje korçarëve duke ndryshuar vendim. "Ok, ok më falni, gabimi im", ishin fjalët e Xhajës, që u braktis edhe nga anësori, i cili nuk po e ngrinte flamurin, duke pritur vendimin e kryesorit fillimisht. -Idriz Batha nuk është një person "i mirëpritur" në Korçë dhe një gjë e tillë dihet. Thuajse gjatë gjithë ndeshjes, tifozët kanë ofenduar në kor lojtarin, i cili në një moment e humbet durimin dhe debaton me gjeste e ofendime me një pjesë të tifozërisë.

-Në momentin e zëvendësim­it, Lorenc Trashi nuk është ndjerë aspak komod dhe një gjë të tillë e shprehu fillimisht duke mos dalë në vendin e caktuar, pa takuar Ramadanin që do të hynte në vendin e tij. Para zëvendësim­it Trashi ka replikuar ashpër me trajnerin Klevis Dalipi. Më pas, duke iu drejtuar stolit, ka shkëmbyer fjalë edhe me drejtorin e përgjithsh­ëm, Genc Tomorin, i cili ka tentuar ta kapë për qafe për ta qetësuar, por Trashi ashpër ia ka hequr dorën nga qafa, duke shprehur të gjithë indinjatën e vet.

-Pavarësish­t se ishte një ndeshje jo shumë e rëndësishm­e për të dyja ekipet, në fund të takimit nuk kanë munguar edhe sendet e hedhura drejtuar pankinës së kuqe.

-Pavarësish­t kontrollev­e të imtësishme, tifozët e kuq kanë hedhur në mesin e lojës më shumë se 30 mjete plasëse pas portës së Shehit, duke tërhequr shumë vëmendje.

-Pas minutës së 50-të të takimit, në Korçë ka nisur një shi i rrëmbyeshë­m dhe pjesa më e madhe e tifozëve largohen nga shkallët e stadiumit. Ajo që ishte më e veçanta është se në tribuna qëndruan vetëm ultrasit e dy ekipeve, duke mos u shqetësuar aspak për shiun e rrëmbyeshë­m.

- Renato Malota, pavarësish­t se në stol, ka vendosur të bëhet protagonis­t kryesor në këtë takim. Në fund të pjesës së parë, një nga tifozët ngacmon Malotën: "Malota do dilje kampion po të ishe në Kukësi, rri në stol tani". Por Malota ia kthen direkt: "Më mirë këtu edhe në stol, sesa kampion në atë lloj mënyre". Nga ana tjetër, mbrojtësi nuk është ndalur as në dhomat e zhveshjes, duke bërë batutën e radhës. "Tani Tirana të luajë derbin në kategorinë e parë".

-Të dyja tifozëritë vazhdimish­t kanë ofenduar njëra-tjetrën deri në fund të takimit, ndërsa lajmi i rrëzimit të Tiranës nga kategoria ka çuar në ekstazë 150 tifozët e Partizanit që nuk kanë ngurruar për t'i thurur vargje ekipit rival. "Mbylluni brenda, mos dilni nga shtëpia, se ra Tirana nga kategoria...", ishin vargjet ironike të tifozëve të kuq që vijuan të gëzoheshin për rreth 30 minuta.

-Te Skënderbeu ka debutuar në Superiore Anteo Osmanllari, ndërsa Gripshi realizoi golin e parë me fanellën bardhekuqe për këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania