Panorama Sport (Albania)

“Duhen 4 lojtarë për t'u kualifikua­r në Champions”

Gjici: Ja sekreti i suksesit, kjo "qershia mbi tortë"

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është parë mjaft i lumtur për titullin kampion pas 5 viteve investime në skuadrën verilindor­e. Në një prononcim për "SuperSport", në përfundim të ceremonisë së marrjes së trofeut në Gjirokastë­r, ai foli për të ardhmen e klubit teksa tha se në Ligën e Kampioneve do të tentojnë të kalojnë të paktën një tur. GJICI

"Ka qenë një sezon i vështirë, kemi pasur shumë biseda konstrukti­ve me stafin gjatë këtij viti, por ja që e drejta paska qenë me mua në fund sepse arritëm të marrim titullin. Nuk mendoj se ka ndonjë sekret të madh përveç korrektësi­së, mbështetje­s së gjithë stafit teknik dhe ekipit, mbi të gjitha mirëmenaxh­imi i kësaj ndërmarrje­je të ekipit të futbollit. Ia dolëm më në fund pas 5 viteve mund, djersë, lodhje dhe sakrifica, por ja që në fund erdhi edhe rezultati dhe gëzojmë të gjithë për këtë titull që i ka munguar Kukësit prej 87 vitesh. Kemi marrë Kupën, Superkupën dhe kjo ishte ' qershia mbi tortë'. Kurora mbretërore ka arritur tashmë në Kukës dhe uroj ta gëzojmë të gjithë kuksianët kudo që ndodhen, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe ata jashtë vendit", ka thënë fillimisht Gjici. Më tej, presidenti i Kukësit ka folur edhe për mosarritje­n e rekordit pa humbje gjatë të gjithë sezonit. "Natyrisht, e rëndësishm­e është që e kemi fituar këtë titull. Kuptohet që edhe ekipi nuk kishte karikimin e nevojshëm për një ndeshje si e sotmja (dje). Do ishte mirë të mos humbim, rastet i kishim, por i shpërdorua­n sulmuesit. Titullin e kemi marrë pa humbje, edhe rekordi do ishte i rëndësishë­m, por futbolli kështu është". Ndërsa, për pjesëmarrj­en në

Ligën e Kampioneve, presidenti kuksian u shpreh: "Sa i përket Champions- it, është një kompeticio­n që kërkon lojtarë cilësorë. Jo se nuk i kemi, por në disa reparte duhen 3-4 futbollist­ë që të jenë të niveleve që t'i përgjigjen Champions-it. Jemi në kontakte

me disa menaxherë, do gjejmë më të mirët e mundshëm për të kaluar minimalish­t turin e parë, edhe pse e dimë që është shumë e vështirë sepse grupi është shumë i vështirë. Nëse do kemi fat në short, besoj që do ia dalim", përfundoi Gjici.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania