Panorama Sport (Albania)

Laçi siguron elitën, Teuta e pamotivuar

Çyrbja barazoi në pjesën e dytë, por Mensah bëhet hero

-

Emanuel Mensah! Tifozët e Laçit duhet ta mbajnë mend mirë këtë emër, sepse ditën e djeshme shënoi një nga golat më historikë për ekipin kurbinas. Një gol që i dha tri pikët përballë Teutës dhe i shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Parë. Ishte një sfidë jetë a vdekje për Laçin dhe ia dolën të merrnin fitoren duke siguruar qëndrimin në Superiore. Në një sfidë të dominuar totalisht (edhe për faktin që Teuta nuk kishte objektiva), fillimisht shënoi Jonuzi dhe barazoi Çyrbja në pjesën e dytë. Ganezi Mensah e vulosi 20 minuta nga fundi i ndeshjes.

NË NJË SENS- Është ndeshje jetë a vdekje për Laçin që duhet të marrë patjetër 3 pikët për të shpëtuar e për të qëndruar në Superiore dhe Stavri Nica zbret në fushën e lojës formacioni­n e tij më të mirë. Nga ana tjetër, Teuta paraqitet me disa zëvendësim­e dhe futbollist­ë debutues. Durrsakët e siguruan mbijetesën një javë më parë dhe këtë herë u paraqitën për të respektuar kampionati­n e garën. Nisur nga pretendime­t dhe objektivat që kishin të dyja skuadrat, Laçi dominoi totalisht pjesën e parë të sfidës dhe krijoi raste të pafundme për të kaluar në avantazh. Shala dhe Çelhaka ishin më aktivët, ndërsa Mensah dhe Lushkja patën raste të pastra. Kurbinasit u hodhën në sulm, por nuk po e zhbllokoni­n dot sfidën. Në minutën e 24-t, Mensah kishte rastin e parë, por e ndal Kastrati.

SHËNON JONUZI- Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, Shala gjendet i vetëm përballë portierit dhe topi përfundon jashtë, pak metra mbi traversë. Minuta e 43-të ishte vendimtare, pasi Jonuzi arriti ta shtynte topin në rrjetë pas krosimit nga e majta. Askush nuk e markon dhe Laçi kalon në avantazh, duke transferua­r të gjithë presionin dhe ethet e rënies në Shkodër, aty ku luhej VllazniaTi­rana. Në fundin e pjesës së parë, Serxho Xhunior gjithashtu pati një shans të artë, por nuk goditi siç duhet.

TEUTA PËRHAP PANIKNë pjesën e dytë të ndeshjes, durrsakët fillojnë të bëjnë presion dhe të shtyjnë drejt portës së Laçit. Ribaj godet menjëherë, por e ndal gardiani i bardhezinj­ve. Laçi u tërhoq dhe donte të shfrytëzon­te kundërsulm­et dhe Çelhaka me Lushkjen mund të dyfishonin

rezultatin. Magani hedh në fushën e lojës Çyrbjen dhe në prekjen e parë të topit, futbollist­i i durrsakëve shënoi golin e barazimit dhe me këtë rezultat Laçi ishte në zonën e ftohtë.

HEROI MENSAH-Vendasit nuk u barazuan kurrsesi me këtë rezultat dhe u hodhën tërësisht në sulm për të shënuar golin e fitores. Shala e sheh veten në zonë, por topi përfundon jashtë.

Në harkun kohor të disa minutave ka kaos në portën e Kastratit, pasi një top përplaset në traversë dhe portieri e ndal në limit. Nuk mund të bëjë asgjë në minutën e 71të, e cila rezultoi vendimtare në vulosjen e fatit të ndeshjes dhe të një sezoni të tërë për Laçin. Mensah godet duke e dërguar topin në rrjetë. Tri pikë që mjaftojnë për të shpëtuar ekipin kurbinas. Në Laç ka festë.

 ??  ??
 ??  ?? Festa pas ndeshjes dhe trajneri Nica në delir
Festa pas ndeshjes dhe trajneri Nica në delir

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania