Panorama Sport (Albania)

Tripleta që shmang humnerën

Danilo Alvesh, Veliu dhe Nakamuta shpëtojnë sezonin në shtëpinë e... Tiranës

- ABDULLA DUSHKU

Flamurtari ka siguruar mbijetesën duke marrë një rezultat pozitiv dhe të pastër 3-0 ndaj ekipit të Korabit. Në sfidën e fundit të Kategorisë Superiore, skuadra vlonjate ka luajtur vetëm për rezultatin maksimal dhe ia ka dalë që ta mbyllë vitin duke shmangur rënien në Kategorinë e Parë. Ka qenë një ndeshje e qetë dhe "fair play", ku lojtarët e të dyja kampeve kanë respektuar kundërshta­rët si në ndërhyrje dhe në dhënien e topave të diskutuesh­ëm. Edhe pse ka qenë një lojë e qetë, nga skuadrat ka pasur dhe momente dëmtimi ku përsëri lojtarët e kanë respektuar njëritjetr­in. Në fakt, "fair play" ka vijuar edhe në shkallët e tifozëve ku rreth 50 vlonjatë dhe rreth 25 dibranë kanë respektuar me qetësi lojën e futbollist­ëve të tyre. Në një sfidë ku Korabi luante pa asnjë objektiv, Flamurtari ka shfrytëzua­r fushën e Tiranës për të siguruar mbijetesën, që bardheblut­ë nuk e bënë dot.

PJESA E PARË - Flamurtari nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren. Si në qarkullimi­n e topit, por edhe në krijimin e rasteve kronika flet për miqtë nga Vlora. Kështu ata kanë mundur të shënonin pas rreth 40 minutave lojë. Gjatë pjesës së parë ata kanë hasur në një mbrojtje të rreshtuar mjaft mirë dhe që aplikon me zgjuarsi pozicionin jashtë loje duke bërë që sulmuesit të binin "pre" e "grackës" së tyre. Goli i parë i tyre u shënua vetëm nga pika e penalltisë me autor Danilo Alvesh. Ka patur një ndërhyrje të gabuar të një mbrojtësi ndaj Mersinit. Për gjyqtarin ishte brenda zonës dhe për pasojë ka pasur një 11-metërsh të akorduar në favor të miqve. Ky gol ka mjaftuar për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me fitoren e skuadrës vlonjate.

PJESA E DYTË - Në fraksionin e dytë është portieri Endri Prençi që tregon aftësi mjaft të mira dhe me plonzhonet e tij mahniti të pranishmit, duke u bërë një barrikadë për sulmuesit e ekipit të Flamurtari­t. Në të 64-ën, veterani i skuadrës vlonjate, Franc Veliu, shënon një supergol që nuk mundi të ndalej as nga portieri Prençi. Një gjuajtje e befasishme e ardhur nga distanca që dyfishoi shifrat e takimit dhe hoqi çdo dyshim të mundshëm për rrezikun e vlonjatëve në garën për të siguruar mbijetesën. Por, për ta bërë edhe më të pastër

këtë fitore, skuadra vlonjate ka rezervuar edhe një gol tjetër me anë të Nakamutas, i cili tregon klasin e tij duke gjuajtur në pozicion të vështirë dhe duke tundur rrjetën. Kështu skuadra e Flamurtari­t ka marrë një trepikësh të artë duke iu shmangur rënies nga kategoria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania