Panorama Sport (Albania)

Kualifikim me monedhë, Shqipëria prek finalen

Dje mundi 2-1 Sampdorian, sot do të sfidojë Italinë

-

Vazhdon ecuria pozitive e Kombëtares U19 nën drejtimin e Erjon Bogdanit. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë kualifikim­in për në finalen e turneut miqësor "Lazio Cup", duke mposhtur në gjysmëfina­le ekipin e të rinjve të Sampdorias me rezultatin 2-1. Ekipi kuqezi arriti të kualifikoh­et për në finalen e këtij kompeticio­ni pas tri fitoresh radhazi.

KUALIFIKIM­I ME SHORT - Kalimi i grupit nga Kombëtarja kuqezi U-19 u bë falë një shorti të thjeshtë me monedhë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Mes Shqipërisë U-19 dhe skuadrës U-17 të klubit Racing Roma në fund të ndeshjeve të grupit kishte një barazi totale, nga 4 pikë dhe numrat e golave të shënuar e të pësuar identikë. Gjithashtu, ndeshja direkte u nda në barazim. Kështu, për të përcaktuar se cili ekip do të kalonte grupin si i dyti pas Fiorentint­ës, u përdor një metodë shumë e vjetër, u hodh në ajër një monedhë, e cila u buzëqeshi kuqezinjve të Bogdanit.

GJYSMËFINA­LJA - Kuqezinjtë e Bogdanit kaluan të parët në avantazh që në minutën e tetë falë golit të Franc Pjetrit. Mirëpo festa e shqiptarëv­e ka zgjatur vetëm 3 minuta, sepse Sampdoria e barazoi rezultatin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me golin e Fabian Blakcorrit, i cili realizoi në minutën e 28-të të këtij fraksioni. Me këtë fitore të arritur, Shqipëria do të luajë

ditën e sotme në orën 10:30 në ndeshjen finale ndaj Italisë B, e cila fitoi në gjysmëfina­le ndaj NK Istria me rezultatin 3-1. Kombëtarja U-19 ka shansin e artë për të fituar këtë turne miqësor dhe për të kultivuar te të rinjtë mënyrën drejt triumfeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania