Panorama Sport (Albania)

Bogdani si De Biazi, i motivon lojtarët me letër

-

Ecuria e mirë e Kombëtares U-19 në turneun "Lacio Cup", e ka impresionu­ar trajnerin Erjon Bogdani, i cili ka zgjedhur t'i falënderoj­ë nëpërmjet një letre motivuese lojtarët e tij për pasionin, impenjimin dhe gjithçka që kanë dhënë në fushën e lojës gjatë këtij turneu. Letra e Bogdanit është e ngjashme me letrat motivuese që trajneri Xhani De Biazi u dërgonte lojtarëve të Kombëtares. Kjo formë e zgjedhur nga trajnerët ndihmon për ta mbajtur grupin sa më të bashkuar dhe për t'i karikuar lojtarët. LETRA E BOGDANIT:

ÇUNA! Para 4 ditësh, kur filluam grumbullim­in, njihesha vetëm me disa prej jush. Nuk ishim akoma SKUADËR, por një GRUP i bashkuar rreth një objektivi të përbashkët, të cilin jua thashë që ditën e parë kur filloi grumbullim­i… Ditë mbas dite, duke u njohur më shumë me njëri-tjetrin, pashë që të gjithë kishit të njëjtin objektiv. Pavarësish­t se e shfaqnit në mënyra të ndryshme, vija re tek shikimet tuaja pasionin, impenjimin, energjinë dhe papritur ajo që në fillim ishte thjesht një iluzion nuk ishte më e tillë. Ajo që për të gjithë ne ishte një ëndërr po bëhej realitet. ÇUNA, ERDHI DITA JONË!

Futbolli dhuron shumë emocione dhe dje kur po ktheheshim me autobusin, u emocionova shumë. Ju falënderoj shumë për këtë. Ishte pikërisht ky momenti ku kuptova që ai GRUP I BASHKUAR ishte kthyer në një SKUADËR SOLIDE…

BASHKË JEMI TE PATHYESHËM!

ËNDRRAJONË VAZHDON!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania