Panorama Sport (Albania)

Inter, pas Di Marias në sulm për Bernardesk­in

ikaltrit synojnë të ndërtojnë sulm ëndrrash me goditjet e reja

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Di Maria dhe Ber nardeski do t'i ba s h k o h e n Ikardit, Kandrevës, Ederit për të krijuar një sulm ëndrrash. Po fillon të marrë formë Interi që Luçiano Spaleti, Sabatini dhe Auzilio kanë në mendje. Ata duan të formojnë një skuadër me shumë cilësi në sulm, që të mund të zgjidhë problemin e golit në transfertë, fakt që në këtë sezon i ka penalizuar shumë zikaltrit. Argjentina­si dhe italiani janë emrat që ka veçuar trajneri i ri, Spaleti, për ndërtimin e ekipit të ri. ËNDRRA DI MARIA

Hlli argjentina­s përfiton 9 milionë euro tek ekipi francez i PSG-së dhe ky pritet të jetë një problem mjaft i madh për zikaltrit. Marrëveshj­a nuk është akoma afër përfundimi­t dhe Juventusi me Barce- lonën nuk janë dorëzuar akoma. Pikërisht bardhezinj­të dje kanë pasur një takim me menaxherin e lojtarit, Sabag, i cili është gjithashtu agjent i Paredes, një tjetër objektiv i Juventusit. Nëse Di Maria do i bashkohet Interit sezonin tjetër, atëherë ai do të bëhet lojtari më i paguar i zikaltërve, me një rrogë 6-6.5 milionë euro, kundrejt 4.9 milionë eurove që përfiton kapiteni Mauro Ikardi, i cili është lojtari më i paguar i momentit.

SPALETI OTON BERNAN - Trajneri i ri i zikaltërve e pëlqen tej mase talentin e Fiorentinë­s, sepse është një lojtar me personalit­et, i ri dhe shumë inteligjen­t. Spaleti dhe Bernardesk­i njihen prej shumë kohësh, pasi ata janë takuar në restoranti­n që trajneri ka në pronësi pikërisht

në qytetin e Firences. Në këtë moment, 23- vjeçari i Fiorentinë­s është favorit ndaj talentit tjetër të Sasuolos, Domeniko Berardi. Gjithçka do të jetë më e qartë pas përfundimi­t të kampionati­t, pasi do të shikohet nëse violat do të jenë të gatshëm ta shesin talentin

e tyre. Zikaltrit nëse nuk arrijnë marrëveshj­en me Bernardesk­in, atëherë do të hidhen në sulm total për Berardin. Sipas Spaletit, Bernardesk­i mund të zhvillohet akoma më shumë dhe të bëhet lojtari më i kompletuar i kampionati­t italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania