Panorama Sport (Albania)

Juve “kanibalësh”, talenti Moise Kin shtrin Bolonjën

Triumfojnë në frymën e fundit, tani mendja në Kardif

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi i së tashmes është i projektuar drejt së ardhmes. Kjo kuptohet në sekondat e fundit të një kampionati të gjatë dhe të dominuar, kur Moise Kin, i pari lojtar i datëlindje­s 2000 që debutoi sivjet, i jep fitoren Juventusit në të 94-ën. Italiani me origjinë nga Bregu i Fildishtë shfrytëzon një krosim të Pjaniçit, pas një goditjeje dënimi dhe me kokë ul siparin e një kampionati legjendar për "Zonjën e Vjetër". Bolonja, e cila kaloi e para në avantazh, nuk kishte asnjë objektiv për të arritur, por kënaqet me faktin që përshëndet dhe shijon e fundit paraqitjen e skuadrës së Alegrit, e cila tani projektohe­t e gjitha drejt Kardifit, kur më 3 qershor do të luajë për trofeun e saj më të rëndësishë­m, finalen e Champions-it.

KIN, I VETMI EMOCION

Edhe pse Alegri tha se ndryshime nuk do të ketë shumë, rrotacion kishte dhe ishte masiv madje, me vetëm 5 titullarë potencialë në pritje të Kardifit që ishin në fushë: Higuain, Dibala, Khedira, Kuadrado dhe Barzalji. Fundja, ndeshja me Bolonjën nuk vlen asgjë, sepse të dyja ekipet nuk kishin se çfarë i kërkonin më këtij kampionati. Prioriteti i bardhezinj­ve ishte që të shmangnin dëmtimet, prandaj pjesa e parë është një mërzi totale, me Bolonjën që shuhet e gjitha në një gjuajtje të Destros, ndërsa "Zonja" provon me Dibalën, Sturaron dhe Higuainin, ndonëse pa sukses. Në pjesën e dytë ishte goli fantastik i realizuar nga Taider ai që i jep pak zjarr ndeshjes, më saktë ai që vendos të zgjojë Juventusin nga gjumi, një goditje "alla Del Piero" që jo debutuesi Audero, por as Bufon nuk mund ta ndalonte. Juventusi reagon me Dibalën, i cili fillimisht nuk gjen portën, por më pas shtyn në rrjetë një tentativë të ndaluar nga portieri vendas, ndaj Higuainit. Alegri përpara golit kishte hedhur në fushë edhe Pjaniçin e Manxukiçin që i ndërruan ritëm Juves, derisa në aksionin e fundit të ndeshjes, Kin me kokë dhuron fitoren dhe vë në vitrinë emrin dhe cilësitë e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania