Panorama Sport (Albania)

Milani, presion Donarumës

Menaxheri Raiola justifikoh­et dhe përgënjesh­tron zërat për presion nga ana e tij

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Drejtuesit kuqezinj i janë përveshur punës në merkato dhe këtë e dëshmojnë tri goditjet e realizuara deri më tani. Jo më pak vlen çështja e rinovimeve me atë të Donarumës, që nga prioritet po kthehet çdo ditë e më shumë në një problem. Menaxheri i futbollist­it, Mino Raiola, po i bën presion klubit kuqezi duke shpalosur ofertat me shumë zero që vijnë nga Anglia. Nga ana e tij, Jonghong Li nuk stepet nga ky shantazh menaxheria­l. Sipas burimeve të mediave italiane nga brenda "Casa Milan", presidenti i Milanit, shumë i acaruar me Raiolën, duket t'u ketë dhënë ultimatumi­n vartësve të tij, ose Xhixho nënshkruan për 4 vite me 3-3.5 milionë euro në sezon, ose përndryshe vitin e tij të fundit në kontratë do ta kalojë në tribunë, si portier i katërt i "Djallit", pasi nuk do të shitet për asnjë lloj shifre. Ndoshta, kjo kundërpërg­jigje e papritur nuk zbut grykësinë e supermenax­herit napolitan, por me siguri lëkund portierin e ri, i cili nuk dëshiron të humbë Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, çka mund ta detyrojë të nënshkruaj­ë kontratën e re. Nga ana e tij, Mino Raiola në një deklaratë të shkurtër për mediat italiane u përpoq të qartësonte pozicionin e tij në lidhje me vonesën në rinovimin e kontratës së Xhanluixhi Donarumës me Milanin. Për Raiolën, shumica e zërave të ditëve të fundit janë të rreme dhe dashakeqe: "Nuk është e vërtetë që drejtuesit e Milanit kanë kërcënuar Xhixhon me tribunë në rast mosnënshkr­imi. Askush nuk ka thënë që lojtari nuk do të rinovojë, ndaj them me bindje se të gjitha lajmet e deritanish­me janë 95%

gënjeshtra. Xhixhon e pret kombëtarja dhe pushimet. Jam në bisedime me klubin e tij, do të diskutojmë e do vendosim, por mund të them se me parametër zero nuk ikën askush".

Në rast se marrëveshj­a mes palëve dështon, Milani do të synojë 27-vjeçarin Vojçek Shezni, i cili ka dhënë prova besueshmër­ie gjatë dy viteve të fundit në Itali, ku ka luajtur për

Romën. Sidoqoftë, të martën mes Mino Raiolës dhe drejtorit sportiv Mirabeli pritet një takim nga ku do të vendoset ecuria e marrëdhëni­es midis Xhixhos dhe klubit që i hapi dyert e suksesit. Në rastin më të keq, 18-vjeçari do të qëndrojë edhe një vit te Milani, duke treguar se ajo puthje e fanellës disa muaj më parë vlen më pak se paundi anglez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania