Panorama Sport (Albania)

Montela: Donaruma është i pashitshëm

Trajneri kuqezi fton Xhixhon të rinovojë kontratën

-

Dje Vinçenco Montela zhvilloi konferencë­n e fundit sezonale në prag të ndeshjes kundër Kaljarit, e programuar për sot, në orën 15:00, në Sardenjë. Fjala e tij nis me Donarumën dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe: "Xhixho është pasuri e Milanit dhe për ne është i pashitshëm. Ka pasur shumë fjalë boshe që kanë qarkulluar, por besoj se edhe ai dëshiron të shkojë me pushime i qetë ashtu siç duam edhe ne të gjithë. Sa për Raiolën, nuk dua të flas për të...". Edhe vetë trajnerit i skadon kontrata në 2018-n. Ai me qetësinë e zakonshme shpjegon pozicionin vetjak: "Besoj që edhe për mua është i njëjti diskutim si në rastin e Donarumës. Pushimet dua t'i bëjë pa menduar për kontrata, por edhe nëse nuk arrihet një marrëveshj­e tani, do të ndodhë kur të rinis punën me skuadrën, sidoqoftë nëse nevojitet, mund të pres Xhixhon të rinovojë përpara se të nënshkruaj edhe unë". Konferenca e fundit për shtyp është edhe rasti për të bërë një bilanc të sezonit kuqezi: "Bilanci është pozitiv, meriton notën 8, pavarësish­t se më pëlqen më shumë numri 9. 'Milanelo' më bën mirë, jam më pak i lodhur se në sezonet e tjera të karrierës sime

si trajner. Dëshiroj që të bëj një paraqitje sa më të mirë nesër dhe përse jo, ta mbyllim me fitore". Trajneri nuk pranoi të fliste për merkaton, megjithëse koha për këtë temë nuk do t'i mungojë. Ai u shpreh i lumtur për grumbullim­in e Bonaventur­ës, pasi ai do të jetë përforcimi i parë për sezonin e ri:

"'Xheku' nuk është ende gati, pasi sapo ka nisur të stërvitet me skuadrën, por e grumbullov­a për të bërë të ndihet pjesë e grupit, pasi të tilla dëmtime kanë më të vështirë rikuperimi­n psikologji­kisht sesa atë fizik. Ndoshta luan disa minuta, por do të vendosim së bashku".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania