Panorama Sport (Albania)

Seria A, surprizat nuk kanë të sosur

-

Java e fundit e Serisë A do të japë verdiktet e fundit për këtë sezon. Atalanta e nis me luftën për vendin e 4- t, që do të ishte një rekord për bergamaskë­t. Kapiteni romanist Toti u jep lamtumirën ngjyrave të një jete, teksa Napoli do të shpresojë për një përmbysje të momentit të fundit. Edhe Juvja kampione e rekordeve, kërkon primatin e radhës, të mbyllë kampionati­n pa asnjë të përjashtua­r me karton të kuq. Në kërkim të rekordit edhe mbrojtësi i Sasuolos, i cili mund të arrijë rekordin e një kampionati të plotë të luajtur pa humbur asnjë minutë.

LIGA E KAMPIONEVE - Duhet përcaktuar e klasifikua­ra e vendit të dytë, që garanton pjesëmarrj­en në fazën në grupe të Kupës me veshë të gjatë. Roma ka 84 pikë, dy më shumë se Napoli. Kryeqyteta­sve do t'u mjaftojë të mundin Xhenoan në "Olimpiko" për të blinduar vendin e dytë. Napoli nga ana e tij duhet të fitojë në fushën e Sampdorias dhe të shpresojë që Roma të mos fitojë. MBIJETESA NË A - Klasifikim­i është i qartë, Empoli 32 pikë, ndërsa Krotone 31, me të parët që u duhet të fitojnë në fushën e Palermos që Serisë A i ka thënë me kohë "lamtumirë". Krotones i duhet të fitojë në shtëpi kundër Lacios dhe të shpresojë që në Palermo vendësit të fitojnë ose të paktën të barazojnë. Nëse Krotone shpëton, do të jenë ekipi i parë në histori që siguron "shpëtimin" me vetëm 9 pikë të grumbullua­ra gjatë fazës së parë. E FUNDIT E TOTIT - Pas 25 vitesh magji suksese dhe gola, Françesko Toti do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Romës. Kaq mjafton!

BERGAMO REKORD - Me Europën në "xhep", djemtë e Gasperinit kanë barazuar rekordin e tyre të mëparshëm, duke u renditur të pestët. Për ta thyer primatin e tyre, Atalantës i duhet fitorja ndaj Kievos dhe falë golit të Gomez ia arriti qëllimit. Tashmë zikaltërve u dehet shpresojnë që Lacio të mos fitojë sot ndaj Krotones. XHEKO & MERTENS - Golat në kampionat janë duel më vete, 28 gola të boshnjakut kundër 27 të belgut. Qendërsulm­uesi klasik kundër një 9 të vërtetë, por jo tipike. Bomber mund të jetë njëri nga të dy nëse uragani Beloti nuk realizon ndonjë "poker" ndaj Sasuolos. JUVJA NUK SKUQET - Juventus kampione pa njollë: Bufon me shokët janë e vetmja skuadër e padënuar kurrë me karton të kuq gjatë Serisë A të sivjetshme. Në Bolonjë u luajt në atmosferë feste dhe kartoni i verdhë i Kuadrados ishte maksimumi i "negativite­tit" juventin. PRIMATI AÇERBI - 3330 minutat e këtij kampionati i ka luajtur të gjitha. Për Françesko Açerbin edhe 90 minuta ndaj Torinos dhe bëhen 3420: plot një kampionat i tërë. Bionik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania