Panorama Sport (Albania)

Venger i prish dopietën Kontes, triumf historik

Arsenali fiton trofeun e 13-të të "FA Cup", rekord

-

Spektakola­re finalja e "FA Cup" në "Wem bley": Antonio Konte nuk arrin që të bëjë dopietën në sezonin e tij të parë në "Stamford Bridge" pas triumfit në Premier Ligë, ashtu siç kishte bërë Karlo Ançeloti. Çelsi i tij lufton, por bie 21 ndaj Arsenalit, që luan një ndeshje të madhe dhe meriton Kupën e Anglisë numër 13 të historisë. "Topçinjtë" lënë në këtë mënyrë pas Mançester Junajtid në librin e artë të turneut futbollist­ik më të vjetër të botës. Një mënyrë e shkëlqyer për t'u ngushëllua­r për Arsen Vengerin, i cili e mbylli kampionati­n në vend të pestë dhe u kontestua edhe dje nga tifozët për mungesën e një bilete në Champions për herë të parë pas dy dekadash. PJESA E PARË

Një start i shkëlqyer i Arsenalit që pas katër minutash e shikon veten në avantazh: Sançez sistemon topin me ndihmën e dorës gjatë një spastrimi të Luizit, por në aksionin e golit Ramsej është në pozicion të pastër jashtë loje dhe ndalon në kohën kur kiliani mposht Kurtuanë. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pas një konsulte 30-sekondëshe me arbitrin kryesor Entoni Tejlor, ky i fundit akordon vlefshmëri­në e golit. "Topçinjtë" dominojnë dhe Ozil shpërdoron golin e dytë me Kejhillin që largon nga vija fatale një gol të sigurt. Uellbekut i thotë "jo" shtylla pas një goditjeje me kokë, ndërkohë që Ramsej gabon nga fare pak metra. Çelsi zgjohet vetëm në fund të pjesës së parë kur Diego Kosta shtang Holldingun, por Ospina i mbyll rrezen. Uellbek ka një tjetër shans, por i zakonshmi Kejhill i përgjigjet përsëri. Xhaka provon

nga distanca, ndërsa Kurtua i kundërpërg­jigjet, ndërkohë që Pedro godet keq nga jashtë zone.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë, Çelsi hyn me një tjetër sjellje në fushë: Ospina reagon mirë pas goditjes së Kantesë dhe

Mosesit, ndërkohë që në minutën e 68-të gjërat vështirëso­hen për kampionët e Anglisë kur Moses ndëshkohet pas një rrëzimi në zonën e Arsenalit me kartonin e dytë të verdhë për simulim. Por atëherë kur Çelsi dukej i kapitullua­r, vjen dhe goli i

barazimit: Uillian shërben Diego Kostën në zonë, i cili çmarkohet nga Hollding dhe shkarkon të djathtën e tij (e devijuar nuk i lë asnjë shans Ospinës). Kalojnë tri minuta dhe i sapohyri Olivie Zhiru mban gjallë një top, i cili pas një krosimi shndërrohe­t

në asist për Ramsejn: goditje me kokë dhe 2-1. Në fund, Diego Kosta nuk arrin të mposhtë përsëri Ospinën, ndërsa Ozil shpërdoron një kundërsulm, duke goditur shtyllën, ashtu siç kishte bërë edhe Ramsej dhe Uellbek.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania