Panorama Sport (Albania)

Ronal o ën presion: M ro%t%a e Ju)es nu* është për-e*te

€lli portugez: Nuk i trembemi italianëve, ne jemi Reali i Madridit

-

Mungon më pak se një javë nga finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, ajo e 3 qershorit, e cila do të shohë përballë Realin e Madridit të Zinedin Zidanit dhe Juventusin e Masimilian­o Alegrit, të cilat do të sfidohën në "Millenium Stadium" të Kardifit. Pasi ka mbyllur me sukses kampionati­n dhe kanë festuar titullin kampion, ai që karikon shokët e tij të skuadrës në pritje të mbrëmjes uellsiane është ylli portugez, lideri i ekipit, Kristiano Ronaldo. "Duam të fitojmë për të hyrë në histori, pasi do të jemi e vetmja skuadër që ka fituar dy herë radhazi trofeun, që kur Champions-i ka këtë formulë moderne, - bën hyrjen e tij 32-vjeçari, për mikrofonat e UEFA-s. - Ky turne përbën gjithmonë

një ëndërr të madhe, ka gjithmonë një ambicie që të shtyn të mos ngipesh kurrë së e fituari. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por mos harrojmë se ne jemi Reali i Madridit dhe kemi mundësi shumë të mëdha për suksesin e radhës. Finale e veçantë? Jo, njësoj si gjithë të tjerat: luajnë dy ekipe

që kanë nga 50 për qind që të fitojnë, dy skuadra që do të kërkojnë të shfrytëzoj­në gabimet e kundërshta­rit për të arritur te trofeu. Por pritshmëri­të tona janë shumë të larta dhe në të gjithë grupin ka një besim të madh. Çfarë skuadre është Juventusi? Thjesht fantastike, sepse kurrsesi nuk vihet në finale

rastësisht. Ashtu si ne kanë eliminuar kundërshta­rë të fortë; ata Barcelonën mbi të gjitha, ndërsa ne Atletikon dhe Bajernin. Kanë fituar tashmë edhe titullin dhe Kupën e Italisë dhe kjo i jep merita të mëdha atyre. Juventusi si Atletiko? Pak a shumë po, sepse ata pëlqejnë që ta markojnë nga afër dhe në zona shumë të ngushta kundërshta­rin, por pavarësish­t të gjithave, ne kemi cilësitë që të dimë ta interpreto­jmë ndeshjen edhe në të tilla situata. Fundja, çdo skuadër ka një pikë të dobët, prandaj edhe Juventusi nuk është perfekt në mbrojtje. Ne jemi gati për t'i mundur", - u shpreh Roinaldo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania