Panorama Sport (Albania)

Monako, Raikonen në “pole” pas 9 viteve

"Dopietë" e dytë sezonale për Ferrarin pas garës së Soçit

- OLGERT SERANI

Kimi Raikonen ka dominuar në kual ifikueset dhe arrin "pole position"-in e parë sezonal në Çmimin e Madh të Monakos, njëherësh niset nga kreu pas nëntë viteve mungesë. Radha e parë plotësohet nga ferraristi tjetër Sebastian Fetel me vetëm 43 të mijtat më i ngadaltë. Në radhën e dytë pozicionet Mercedesi i Botas dhe Red Bulli i Maks Verstapen. I bujshëm ka qenë skualifiki­mi Luis Hamilton në sesionin e tretë, që kanë të bëjnë me probleme të mëdha të stabilitet­it në W08-ën e tij. Kësisoj britaniku do të niset nga vendi i 13-të. Nëntë vjet pas kohës më të shpejtë të fundit në "pole position", finlandezi më në fund arrin t'i shohë të gjithë nga mbrapa në vijën e startit. Raikonen ka surprizuar pikërisht shokun e skuadrës, i cili ka qenë superior në sesionet e provave të lira. Një kohë e tillë për Raikonen nuk shënohej që prej "Grand Prix"-it të Francës në 2008-ën, shumë kohë më parë. Por tashmë "Djaloshi i akullt" ka thyer tabunë e kualifikue­seve duke regjistrua­r dje me të vërtetë një kohë spektakola­re:

1'12"178, rekord i ri i pistës. Nga ana tjetër, gjermani ndoshta do të ketë mbetur pak i zhgënjyer që "pole position"i i shpëtoi nga duart, por që gjithsesi për "Kokëkuqen" kjo është dita e tyre historike. "Dopieta" e dytë sezonale në kualifikue­se pas asaj të Çmimit të Madh të Soçit në Rusi. Një

vend i parë dhe i dytë të "zhdukur" në Monte Karlo, pikërisht që prej 2008-ës. Asokohe firma mbajti firmën e dyshes Masa-Raikonen, por garën e fitoi në fakt Hamilton. Po britaniku? Ndoshta mezi pret të mbyllet fundjava e Monakos edhe pse nuk është zhvilluar ende gara. Koha e pozicionoi të 14-in, por ngjitet një më lart i 13-ti për shkak të penaliteti­t që mori Xhenson Baton me 15 vende. Që të provojë për një fitore në këtë cirkuit i nisur nga vendi i 13-të, ajo është thjesht një utopi (ia ka dalë vetëm Panis në '96, veçse atëherë garën e mbyllën vetëm 7 pilotë). Ai që surprizon pozitivish­t është shoku i tij i skuadrës Botas, i treti me vetëm 45 të mijtat nga Raikonen (dhe vetëm dy të mijtat nga Fetel). Në "top 10" janë gjithashtu Karlos Sainz me Toro Rosso, Force India e Perezit, Haas i Groszhjan dhe dy McLarens e Baton (britaniku rrëshqet i fundit) dhe Vandorn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania