Panorama Sport (Albania)

Kontratat, zbardhen prapaskena­t te Tirana

Rrezikohet eksod, por klubi bardheblu mund të përfitojë financiari­sht

- ADELA MERKO

Tirana e futbollit është në... zi! Pas katas trofës, ndoshta askush nuk kishte forcë dhe aq më pak dëshirë që të dilte nga pragu i shtëpisë. Por, Kupa e Shqipërisë i detyroi që të bënin të kundërtën. E mërkura rezervon në axhendë finalen kundër Skënderbeu­t, ndaj dje zbritën sërish në fushë për të nisur përgatitje­t. Një stërvitje totalisht ndryshe dhe aspak e ngjashme me ato të 96 viteve të fundit. Ajo që nuk ishte menduar kurrë, ndodhi më 27 maj 2017: Tirana për të parën herë zbret në inferiore. Për të kuptuar dramën, mjaftonte që të ishe i pranishëm dje në ambientet e jashtme të "Selman Stërmasi"-t. Seanca ishte programuar në orën 17: 00, megjithatë lojtarët e parë nisën që të shfaqeshin afro 60 minuta përpara. Urdhri ishte i prerë: përgatitje­t do të kryheshin me dyer të mbyllura dhe në heshtje të plotë për mediat. E, megjithatë, ngarkesa psikologji­ke që lojtarët dhe stafi po përjetonin dukej lehtësisht në portretin e gjithsecil­it.

EMERGJENCA - Pjesa dërrmuese u futën në stadium nga hyrja e emergjencë­s (aty ku futet zjarrfikës­ja dhe autoambula­nca) dhe me makinë. Muka, Gvozdenovi­ç, Egbo kishin mbërritur të parët, ndonëse ishin në kafe. Ndër të parët që "shkeli" ishte kapiteni Karabeci, më pas Merveil, e për të kaluar te Doka, Cake, Taku, Domgjoni, Halili, Teqja, Kërçiku, G.Lika, Turtulli, Hoxhallari, Ed. Bakaj, Daja dhe portieri I.Lika. Këta erdhën me makinat private, ndërsa të huajt me taksi. Romuald, Moise e Cise ishin në të njëjtin mjet, ndërsa Edeh, ashtu si Merveil dhe Akua, kishin zgjedhur taksi më vete. Edeh zgjodhi që të futej bashkë me taksinë brenda në stadium për të shmangur

mediat, ndërsa Akuah me Deliajn u futën në hyrjen kryesore të impiantit. Dy zv.trajnerët dhe drejtori sportiv iu bashkuan të fundit të tjerëve. Ndërsa Mirel Josa erdhi në limit, i shoqëruar nga e bija, e cila i qëndron gjithnjë pranë. Pas një kafe të shkurtër me të, në orën

17:00 edhe ai u fut në stadium.

MBLEDHJA - U zhvillua edhe një mbledhje në dhomat e zhveshjes. E shkurtër, pasi fjalët në ato çaste ishin të tepërta. Nuk mungoi as presidenti Refik Halili, i cili është përpjekur që të rrisë moralin e ekipit. Në ato pak fjalë që shkëmbeu, mësohet të ketë thënë: "Është katastrofë, tashmë kemi rënë nga kategoria. Të shohim çdo ndodhë më mbrapa, por tani duhet të përqendroh­emi te Kupa". E ardhmja mbetet e zymtë për gjithkënd, madje pakkush e di se çfarë do të ndodhë pas të... mërkurës.

 ??  ??
 ??  ?? Afrikanët duke dalë nga taksia
Afrikanët duke dalë nga taksia
 ??  ?? Drejtori sportiv, Devi Muka, dje para stërvitjes
Drejtori sportiv, Devi Muka, dje para stërvitjes
 ??  ?? Hyrja e emergjencë­s në “Selman Stërmasi”, prej nga u futën lojtarët bardheblu
Hyrja e emergjencë­s në “Selman Stërmasi”, prej nga u futën lojtarët bardheblu
 ??  ?? Fusha e boshatisur, ndërkohë që ekipi ishte në mbledhje
Fusha e boshatisur, ndërkohë që ekipi ishte në mbledhje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania