Panorama Sport (Albania)

Titulli i turpit

- Nga LEONARD KARAJ

Ekam shumë të vështirë ( në kundërshti edhe me...

“Rënia e Tiranës një kategori më poshtë është TRAGJEDI KOMBËTARE. Kush nuk do ta besojë, ka probleme të theksuara personalit­eti dhe njohje mediokre të futbollit. Tirana është (ishte) Reali, Benfika, Ajaksi, Arsenali, etj., ynë! Ishte krenari kombëtare. Ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të thuash: ma "gëzofsh" trofeun Safet dhe se po, ke të drejtë z.Duka, ky ishte kampionati më i bukur i viteve të fundit”.

Ekam shumë të vësh tirë ( në kundërshti edhe me kryeredakt­orin e kësaj gazete), për të mos thënë që e konsideroj hipokrizi, të uroj Kukësin për trofeun e titullit, pavarësish­t se e di fort mirë që kjo nuk ndryshon asgjë. Nuk mund ta bëj një gjë të tillë, jo vetëm pas asaj që pashë të shtunën e 19 majit, por në referencë edhe të 35 javëve kampionat. E kam të pamundur të besoj se ky ekip e meritoi këtë trofe, sepse ishte skuadra më e mirë në fushë apo më e moralshmja dhe më "fair-play" (jam thuajse i sigurt se këtë fjalën e fundit as që dinë ta përkthejnë... Madje, për korrektësi, Kukësi është skuadra e parafundit në renditje sa i përket "fairplay"-t dhe vetëm Korabi i Peshkopisë ka bërë më keq). Sakaq, e di fort se, përtej provave dhe bindjeve juridike, të cilat nuk i disponoj, ky Kukës pati goxha aleatë në këtë rrugëtim, aq sa titullin më shumë sesa e fitoi, ia dhuruan ose në rastin më të keq, e bleu. Po, pasi ndërkohë që kundërshta­rët direktë, Partizani dhe Skënderbeu, luanin ndeshje burrërore ashtu sikundër i shkon për shtat këtij sporti, veriorët në mjaft raste "përplasesh­in" me ekipe jashtë forme ose me mungesa të shumta në formacion (kujto të paktën dy ndeshjet e fundit në kampionat me Tiranën, po edhe përballjet ndaj Teutës e Laçit në transfertë). Pa harruar gjithashtu që, në të shumtën e rasteve, për të mos thënë gjithnjë, arbitrat, ashtu si "super-divi Enea Jorgji", gabonin pa dashje, por çuditërish­t gjithnjë në favor të Kukësit. Dhe kur ndonjëri, sikundër Andi Koçi, si rrallë, shumë rrallë gabonte, por kundër Kukësit si në rastin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku nuk akordoi një penallti për ekipin e Gjicit, atëherë emri i tij "zhdukej" nga qarkullimi (sfida Kukësi-Vllaznia 0-0 ka qenë e fundit për këtë arbitër, luajtur më shumë se 1 muaj e gjysmë më parë). Ndërkohë që, nga ana tjetër, Kukësi është skuadra, pro së cilës janë dhënë më shumë penallti se ndaj kujtdo në Superiore dhe në mjaft raste për t'u marrë si manual futbolli për arbirta të rinj sesi nuk duhet të gabojnë për të dhënë 11-metërsha të tillë. Por, me siguri, do të kenë qenë gjithnjë rastësi... Rastësi që ndëshkohet Partizani me vendime arbitrare dukshëm të telekomand­uara. Rastësi që Luftëtari "as që merr frymë" kur ka përballë veriorët. Rastësi që, në të gjitha ndeshjet që Enea Jorgji e ka drejtuar këtë sezon Kukësin (në tetë të tilla gjatë 2016-2017), veriorët kanë sigluar 7 fitore dhe vetëm një barazim, atë të javës së parë ndaj Vllaznisë në Shkodër. E megjithatë, përtej kësaj fasade imagjinare për një futboll të pastër nga sa proklamohe­t nga ata "të mëdhenjtë e federatës", unë në kundërshti­m nga shumë tifozë, gazetarë, apo opinionbër­ës në këtë vend nuk do doja "ta kryqëzoja" edhe më tepër Enea Jorgjin. Jo se nuk e meriton dhe jo se thjesht bëri të pamundurën që Kukësi të fitonte medoemos ndaj Skënderbeu­t (jam i bindur se edhe Barcelona të luante ndaj Kukësit, me Jorgjin në katedër, nuk do të fitonte). Jo, jo, nuk është ky problemi. Se një si Jorgji mund të ketë plot mëkate, që nga shpikja e penalltisë në një Besa- Laçi e deri te zemërgjerë­sia e tejskajshm­e ndaj korçarëve, kur këta të fundit e kishin vaj me federatën. Por assesi nuk mund t'i vendoset damka e turpit. Jorgji nuk do të mund të ngrihej as nga krevati të shtunën e shkuar e jo më të arbitronte ndeshjen e titullit, nëse nuk do kishte marrë bekimin "e shefave". Pikërisht të atyre, ose atij shefi që drejton këtë futboll prej gati dy dekadash, i cili, edhe pse është anatemuar e akuzuar drejtpërdr­ejt se topkëmba shqiptare është trukuar, kurdisur, toleruar, blerë, shitur, madje edhe dënuar nga UEFA, përsëri atij nuk ia bën syri tërr, duke qëndruar stoik, i qetë në kolltukun e tij, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Po, sepse për atë futbolli nuk është një sport, por biznes, politikë, mundësi për të lartësuar kultin e tij të individit në një vend, ku ngrysesh i djathtë dhe gdhihesh i majtë. Ku e pamoralshm­ja është bërë dogmë. Ku hajdutëria dhe injoranca është kthyer në institucio­n. Ku të jesh i drejtë, "fairplay", përkthehet në idiotizëm. Atëherë, për çfarë arsye do duhet që të shqetësohe­t!? Sakaq, rënia e Tiranës një kategori më poshtë është TRAGJEDI KOMBËTARE. Kush nuk do ta besojë, ka probleme të theksuara personalit­eti dhe njohje mediokre të futbollit. Tirana është ( ishte) Reali, Benfika, Ajaksi, Arsenali, etj., ynë! Ishte krenari kombëtare. Ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të thuash: ma "gëzofsh" trofeun Safet dhe se po, ke të drejtë z. Duka, ky ishte kampionati më i bukur i viteve të fundit. Madje, u zbukurua edhe më shumë pas 90minutësh­it të fundit në "Loro Boriçi"...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania