Panorama Sport (Albania)

Luftëtari kampion, thyen Apoloninë

Të rinjtë gjirokastr­itë mposhtën Apoloninë dhe marrin trofeun e grupit

- TOMOR SHEHU

Luftëtari U- 19 është kurorëzuar dje kam pion i grupit B për Kategorinë e Parë, duke zyrtarizua­r ngjitjen në Superioren e të rinjve për sezonin 2017-2018. Skuadra e drejtuar nga Petraq Meçi arriti 13 fitore, 2 barazime dhe nuk pësoi asnjë humbje, duke mbyllur një kampionat fantastik. Dominimi në grupin e Jugut ka qenë i dukshëm, teksa edhe në ndeshjen e javës së fundit, të luajtur dje në stadiumin "Gjirokastr­a", bluzinjtë e rinj kanë fituar ndaj Apolonisë rivale me shifrat 2-1. Tashmë skuadra gjirokastr­ite pret të mësojë kundërshta­rin për finalen e titullin e grupmoshës U19, teksa për momentin në grupin A kryeson Kamza. Ndërkohë, në ndeshjen ndaj fierakëve, gjirokastr­itët iu falën dopietës së kapitenit Mahmutaj. Fillimisht ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në limitin e pjesës së parë. Mahmutaj, i cili është grumbullua­r disa herë edhe nga trajneri i ekipit të parë të Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, shënoi edhe golin e dytë në fillimin e pjesës së dytë. Apolonia iu kundërpërg­jigj shpejt bluzinjve, duke treguar një futboll të bukur. Megjithatë, goli i Mehmetit në minutën e 53-të, i ardhur përmes një aksioni model, nuk ka mjaftuar për të prishur festën e Luftëtarit. Pas përfundimi­t të ndeshjes, FSHF organizoi edhe ceremoninë e dorëzimit të trofeut, që u dha nga delegati Xhavit Sefa, ndërsa bluzinjtë e rinj festuan bashkë me drejtuesit e klubit, si dhe zyrtarët më të lartë të akademisë së Luftëtarit: Fejzo Shenaj dhe Ilir Zeko. Në shkallët e stadiumit kishte një numër të madh tifozësh, që duartrokit­ën skuadrën e Meçit. Ky sezon ka qenë fantastik, jo vetëm për të rinjtë, por edhe paratërinj­të që drejtohen nga Arbër Bistri. Ashtu si U-19, edhe U-17 ka siguruar ngjitjen në Superiore dhe tashmë pret të kurorëzohe­t si kampione.

Trajneri - Arkitekti i skuadrës së të rinjve, Petraq Meçi, foli pas ndeshjes së djeshme për "Panorama Sport", duke evidentuar paraqitjen e mirë që ka bërë grupi i lojtarëve këtë sezon. "Jam shumë i lumtur që më në fund arritëm të kurorëzoni­m këtë sukses në ndeshjen me rivalin direkt, Apoloninë. Kemi dominuar gjatë gjithë sezonit dhe e meritonim këtë trofe. Të gjitha kanë merita në këtë sukses, duke filluar nga futbollist­ët, drejtuesit e akademisë, si dhe tifozët, që na kanë mbështetur shumë. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë intensivis­ht për të tjera rezultate pozitive. Shpresojmë që të fitojmë edhe titullin kampion të Kategorisë së Parë", deklaroi Meçi.

 ??  ?? Të rinjtë e Luftëtarit duke festuar me trofeun
Të rinjtë e Luftëtarit duke festuar me trofeun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania