Panorama Sport (Albania)

Ferrari “pushton” Principatë­n

Raikonen dhe Botas, në podium. Luis Hamilton ngushëlloh­et me vendin e shtatë

- OLGERT SERANI

Një monolog i gjatë i Ferrarit, 16 vite pas suksesit të fundit të "kokëkuqes" në Montekarlo (plot 5845 ditë) me Mikael Shumaker në 27 maj vitin 2001. SF70H e Sebastian Fetel fitoi Çmimin e Madh të Principatë­s (numër 45 në karrierën e gjermanit dhe e treta sezonale), e cila legjitimoi edhe pjesën e dytë të garës gjithmonë nën presingun e shokut të skuadrës, Kimi Raikonen, i cili mbërriti i dyti në finish. Në këtë mënyrë, Seb rrit avantazhin e tij në klasifikim­in e përgjithsh­ëm të pilotëve në dëm të Luis Hamilton. Britaniku e mbylli i shtati garën pas kualifikue­ses katastrofi­ke të një dite më parë. Tashmë tabela tregon 25 pikë epërsi të gjermanit ndaj Hamilton (129 kundër 104). Në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Daniel Riçiardo, i cili mbron vendin e tij të pestë dhe shkon në kuotën e 52 pikëve pas Raikonen (67) dhe Botas (75). Finlandezi i Ferrarit u nis shumë mirë në start dhe mbron kryesimin ndaj shokut të skuadrës dhe Valteri Botas (i katërt), i cili është përpjekur, por pa sukses për të bërë surprizën ndaj dy ferraristë­ve, por njëherësh duke u ruajtur nga mbrapa nga dyshja e Red Bullit Verstapen-Riçiardo.

"PIT STOP" DECIZIVËGj­ysma e parë e garës nuk dhuron shumë emocione, ndërsa vazhdoi mallkimi i Hondës të Xhenson Baton (ndryshon kambion). Britaniku e nisi nga "pit lane" duke marrë edhe bekimin në radio të spanjollit të McLarenit, Fernando Alonso nga Indianapol­is. Ndërkohë që në start vihet nën hetim një manovër në limite të Vehrlain në dalje

nga bokset. Dhe për këtë penalizohe­t me 5 sekonda. Ndërsa Hamilton ishte duke pilotuar në prapavijë, pothuajse 30 sekonda nga lideri i përkohshëm i "Grand Prix"- it, Raikonen. Dhe në xhiron e 34rt finlandezi thirret në radio që të hyjë në bokse, pas Red Bullit të holandezit dhe Mercedesit

të Botas. Pas "pit stop"-it e gjen veten i treti, i bllokuar nga makina e Baton ( një xhiro mbrapa) dhe pas Feteli pas daljes së gjermanit nga bokset. Nga ky moment fillon një tjetër garë dhe Fetel mban ritëm superiori, kurse Verstapen shpërthen në radio pas xhiros së 32-të pas strategjis­ë të Red

Bullit. Verstapen e ka paguar shtrenjtë edhe bllokimin që iu bë në pistë nga makinat e prapambetu­ra

BRITANIKU-Hamilton, i cili e nisi garën me ultrasoft, ka garuar me një ritëm konstant duke fituar terren nga vendi i 13-të deri në vendin e gjashtë, por ndërkohë nuk

kishte hyrë ende në "pit stop" (që ndodhi në xhiron e 47-të) për të rënë sërish një pozicion. Një kontakt i Baton me Vehralin ( ky përfundon sipër mureve mbrojtëse, por pa pasoja) në xhiron e 60-të rihap "de jure" sërish garën pas hyrjes së makinës së sigurisë ku gjithçka nis nga zero për

pilotët. Nga momentet më dramatike deri në fund ishte dueli rrotë më rrotë mes Verstapen dhe Botas, por që nuk përmbys asgjë. Gara e ardhshme në Montreal do të zhvillohet më 11 qershor. Sigurisht që Hamilton do të përgatisë hakmarrjen dhe se dueli Mercedes-Ferrari është ndezur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania