Panorama Sport (Albania)

Qarri: Noka gjithmonë i dyti, Kamza do jetë super

"Do ruhet grupi aktual, nuk do jemi kalimtarë në elitë"

- ABDULLA DUSHKU

Më në fund, Kam za ka regjistrua­r emrin në listën e librit të artë të kampionëve të Shqipërisë për Kategorinë e Parë, teksa ka fituar titullin pasi mundi me penallti në finale skuadrën e Lushnjës. Kamza kishte më shumë se një sezon e gjysmë që kishte projektuar ngjitjen në superiore. Ka qenë janari i 2016- ës kur skuadra u furnizua me disa lojtarë cilësorë si: Vodo nga Lushnja, Velo nga Flamurtari, Çekici nga Pogradeci, Elmazi nga Dinamo, Bytyçi nga Pogradeci, për t'u kompletuar më pas gjatë merkatos së verës së këtij viti, duke afruar Ferrajn, Hysën, Morinën, Rezin, Bocin, Basriun, Frashërin, Nimanin, Sefën dhe të tjerë, lojtarë me shumë eksperienc­ë që japin garanci. Dhe në fund, ekipi ia doli të rikthehej në elitë pas pesë vitesh. Një skuadër e drejtuar nga Bledar Devolli deri katër javë nga fundi dhe më pas ishte Ramadan Ndreu që finalizoi gjithçka.

QARRI

Në një prononcim për gazetën, presidenti i skuadrës, Naim Qarri shprehet: "Sigurisht që është një fitore e madhe, madje historike për këtë skuadër sepse është hera e parë që marrim një titull të tillë. Tashmë jemi ne në Superiore dhe kampionë të Shqipërisë. Dua t'i them presidenti­t të Besëlidhje­s, Gjok Noka se e kisha paralajmër­uar që në fillim se

FIERAKËT do të ishte i dyti dhe e mbajta fjalën. Dua që të jetë i qetë, pasi Kamza e ka fituar këtë arritje me ndershmëri dhe me shumë faktorë kundër. Ka qenë ndihma e pakursyer e kryebashki­akut Mziu si financiari­sht, po ashtu edhe moralisht që ka ndikuar shumë në këtë sukses.

Gjithashtu, një falënderim shkon për të gjithë drejtuesit e skuadrës që nga Devolli e deri te Ndreu si dhe të gjithë stafin teknik. Por, protagonis­tët sigurisht që meritojnë gjithçka pasi ata janë aktorët që bënë të mundur në fushë arritjen tonë. Prandaj një urim për të gjithë futbollist­ët e Kamzës. Premtojmë se do të ndërtojmë një superskuad­ër, ku baza e ekipit do të jenë këta futbollist­ë që shpallën ekipin tonë kampion", tha Qarri.

MZIU

Edhe kryebashki­aku Xhelal Mziu është parë shumë i lumtur në dy ndeshjet e fundit ku skuadra ka fituar trofetë. Në një prononcim për gazetën, ai shprehet: "Ne e kemi provuar edhe rolin e debutuesit në elitë

para 5 vitesh, por kësaj radhe, në bashkëpuni­m edhe me presidenti­n e klubit, me futbollist­ët dhe me stafin drejtues kemi tentuar për të bërë një ekip solid e me perspektiv­ë. Dhe jam i sigurt që krahas skuadrës, do të ndërtojmë edhe infrastruk­turën e nevojshme në stadium. Dhe brenda pak ditësh, do të fillojë rikthimi i stadiumit brenda standardev­e, në bashkëpuni­m edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe jam i sigurt që ekipi i Kamzës nuk do të jetë kalimtar në Superiore", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu. Tashmë, ekipi pritet të mblidhet në qershor për të nisur fazën përgatitor­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania