Panorama Sport (Albania)

“Fenomeni”: Zidanin e adhuroja, Ronaldo fiton “Topin e Artë”

"Kombëtarja e vitit 2002 ishte skuadër e frikshme"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zinedin Zidan është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur futboll. "Fenomeni" Ronaldo ka vlerësuar maksimalis­ht trajnerin aktual të Realit, ndërkohë që ka vazhduar polemikat me italianin Kapelo. Braziliani tregon që u largua pa dëshirën e tij nga ekipi spanjoll, ndërkohë që voton Kristianon si fituesin e "Topit të Artë" për këtë vit.

AVENTURA TE REALI"U largova nga Reali pa dëshirën time. Fillova të kisha shumë probleme me Kapelon. Ndoshta mund të isha 100 gram më shumë sesa pesha ideale dhe ai më largonte nga skuadra. Unë jam tolerant, por me të nuk gjeta dot gjuhën e përbashkët. Unë nuk luaja keq vetëm se isha pak mbi peshë. Ishte një periudhë e keqe që nuk dua as ta kujtoj".

DËMTIMET- "Ishte e pashmangsh­me për faktin që isha dëmtuar më parë. Kisha frikë sa herë rrëzohesha në fushën e lojës, sidomos pasi u dëmtova me Interin. U deshën tetë muaj që të rikthehesh­a sërish, por kisha shumë motivim për të luajtur".

"TOPI I ARTË"- "Këtë vit do t'ia jepja Kristiano Ronaldos.

Prej dy sezonesh ka qenë shumë i rëndësishë­m dhe deciziv për skuadrën. Ai ka dhënë kontribut në të gjitha ndeshjet e luajtura në Champions, derisa e kualifikoi skuadrën në finale...".

MESI-KRISTIANO- "Të dy janë lojtarë fantastikë. Mesi

më pëlqen kur e ka topin në këmbë dhe shënon gola të jashtëzako­nshëm. Por, edhe statistika­t dhe numrat e Kristianos nuk mund të injorohen. Është një krahasim i vështirë për t'u bërë. Ata të dy meritojnë respektin e të gjithëve".

EKIPET- "Kam qenë i lumtur

në të gjitha skuadrat që kam luajtur në çdo moment. Sigurisht që në epokën e 'galaktikëv­e' kisha fatin të luaja me Zidanin, një njeri që e admiroj. Është më i miri me të cilin kam luajtur dhe ishte një profesioni­st i vërtetë në stërvitje. Ishte privilegj që luajta me të".

MË I MIRI- "Mendoj që Kombëtarja e Brazilit në vitin 2002 ishte skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur. Kishim shumë kampionë dhe mund të shënonim në çdo moment. Ishte një ekip me talente, por mbi të gjitha grupi ishte i rëndësishë­m".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania