Panorama Sport (Albania)

Plani i Valverdes, ja kush rrezikon te Barcelona

Vetëm 11 lojtarë e kanë të sigurt qëndrimin

-

Ernesto Valverde do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës dhe për këtë nuk ka dyshime. Klubi katalanas ka marrë vendimin për t'ia besuar 53-vjeçarit ringritjen e klubit pas një sezoni që mund të quhet i dështuar. Gazeta spanjolle "AS" ka publikuar një analizë, në të cilën renditen të gjithë lojtarët që janë të paprekshëm, por edhe ata që shihen në dyshim. Interesant është fakti që në listën e futbollist­ëve që mund të largohen nga Barcelona në merkaton e verës janë atë që u afruan në merkaton e kaluar. Trajneri Valverde ka bërë edhe një listë të gjatë të futbollist­ëve që kërkon të afrojë në merkato dhe shihet qartazi që reparti ku duhen ndërhyrje në kampin katalanas është mesfusha.

TË PAPREKSHMI­T- Ter Shtegen, Silesen, Pike, Umtiti, Buskets, Serxhi Roberto, Mesi, Nejmar, Maskerano dhe Iniesta. Janë 11 futbollist­ët që do të qëndrojnë me siguri edhe për sezonin e ardhshëm. Këta janë futbollist­ët që kanë histori me skuadrën katalanase. Për dy të fundit, Maskerano dhe Iniesta vlen një tjetër diskutim. Nëse duan të largohen për shkak të moshës, drejtuesit do t'u japin leje, edhe pse dëshira është që të vazhdojnë të qëndrojnë.

NË DYSHIM- Shumë nga futbollist­ët e afruar në këtë merkato mund të largohen sepse nuk kanë bindur aspak dhe nuk e ndihmuan ekipin për të siguruar objektivat. Barcelona

u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe nuk arriti të triumfonte në kampionat, edhe për faktin se në stolin e rezervave nuk kishte lojtarë të aftë për të bërë diferencën sa herë futeshin.

DO IKIN- Zheremi Matjë dhe Arda Turan ishin zhgënjimet

më të mëdha të Barcelonës në këtë sezon dhe me shumë mundësi nuk do të jenë pjesë e ekipi të ardhshëm të Valverdes. Të dy do të largohen për të nisur ndonjë tjetër aventurë, bashkë me ta edhe Masip.

OBJEKTIVAT- Lista është

e gjatë, por vihet re që lojtarët që po kërkon Barcelona janë në repartin e mesfushës. Ander Herrera është ëndrra e madhe, ndërkohë që lista e dëshirave plotësohet me Kutinjon, Vitolon dhe Verratin. Ky i fundit duket shumë i vështirë për t'u arrirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania