Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dhe Flamurtari “braktisën” vetë Europën

FSHF njoftoi për refuzimet më 4 maj, Tirana shpëton në limit

- JORGIS MEMO

Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Luftëtari dhe Teuta janë klubet më korrekte sa i përket plotësimit të kritereve të licencimit që kërkon UEFA për pjesëmarrj­en në kompeticio­net europiane. Gjatë viteve të fundit, institucio­ni më i lartë i futbollit europian ka shtrënguar masat për licencimin e klubeve dhe në çdo federatë ka dërguar një listë me pesë kritere, që duhen plotësuar patjetër nga klubet që synojnë të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës. Pas një heshtjeje të gjatë dhe absurde, dje FSHF gjeti momentin për të njoftuar se cilat klube shqiptare kanë të drejtë të marrin pjesë në Kupat e Europës, nëse më parë arrijnë të kualifikoh­en sportivish­t. Në konferencë­n për shtyp, specialist­i i sektorit të licencimit në FSHF, Eduart Gjini, konfirmoi vendimet që janë marrë për klubet aplikante, të cilat janë monitoruar prej pesë muajsh. Që në muajin prill, Komisioni i Licencimit vendosi të japë OK-in për klube si Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Luftëtari dhe Teuta, ndërsa refuzuan Tiranën, Vllazninë, Flamurtari­n dhe Laçin. Përmbushja e detyrimeve të kriterit financiar është pika më e rëndësishm­e. Kësisoj, klubet që u refuzuan nga FSHF vuajtën pikërisht prej situatës jo të mirë financiare. Megjithatë, Tirana dhe Laçi ia doli të licencohej pas ankimimit që bëri, duke plotësuar edhe kërkesën për auditimin e bilancit financiar. Nga ana tjetër, që më 4 maj, klube si Vllaznia dhe Flamurtari, pasi mësuan se nuk plotësonin kriterin financiar, nuk e morën mundimin të dërgonin çështjen në Komisionin e Apelit. Ajo që kishte paralajmër­uar "Panorama Sport" prej kohës, ndodhi. Si vlonjatët, ashtu edhe shkodranët, për shkak të detyrimeve që kanë, nuk kishin shanse të licencohes­hin. UEFA kërkonte me patjetër që klubet të paraqesin një dokument nga drejtoria rajonale tatimore për taksat e paguara, mirëpo Vllaznia dhe Flamurtari nuk e bënë këtë, në një kohë që detyrimet i kanë prej vitesh dhe në shifra të mëdha. Kësisoj, mungesa e licencimit për në Kupat e Europës tregon qartazi se pse Vllaznia apo Flamurtari nuk u mobilizuan gjatë muajit të fundit të kampionati­t për të kapur vendin e katërt në renditje. Të dyja skuadrat u mjaftuan me sigurimin e mbijetesës vetëm në javën e fundit të Superiores.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania