Panorama Sport (Albania)

Kupat e Europës, FSHF: Ja pse i mbajtëm të fshehta vendimet

Flet Eduard Gjini: Mund të cenohej gara

-

Specialist­i i sektorit të licencimit në FSHF, Eduart Gjini, pranoi dje në një konferencë për shtyp, se institucio­ni i futbollit nuk ka publikuar vendimet për klubet që kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në kompeticio­net europiane, nisur nga frika e prishjes së garës në fillim të muajit maj. Fillimisht Gjini sqaroi procesin që është ndjekur për klubet që kanë aplikuar. "Që nga dhjetori 2016 dhe deri më 31 mars të këtij viti, klubet janë njoftuar sistematik­isht për procedurën që duhej ndjekur. U kemi dërguar dosjen e plotë për të plotësuar 5 kriteret që kërkohen nga UEFA. Këto dokumente duhet të paraqitesh­in nga klubet brenda datës 28 shkurt 2017. Ndërsa për kriterin financiar, afati i fundit ishte 31 marsi. Të gjithë klubet dorëzuan brenda afatit dokumentac­ionin dhe në përfundim të një kontrolli të rreptë, u vendos që klubi i Korabit të mos licencohej i pari, pasi nuk mundi të hidhte në sistemin e UEFA-s as bilancet financiare. Për nëntë klubet e tjera, Komisioni u mblodh më 4 maj. U vendos t'u jepej licenca pesë klubeve të Superiores, pikërisht Kukësit, Partizanit, Skënderbeu­t, Luftëtarit dhe Teutës. Gjithashtu, iu refuzua licenca për pjesëmarrj­e në kompeticio­net europiane Tiranës, Vllaznisë, Flamurtari­t dhe Laçi. Pas datës 4 maj, ia dërguam në mënyrë kofidencia­le çdo klubi vendimet të Komisionit. Brenda një afati 5-ditor, çdo klub i refuzuar kishte të drejtë të ankimonte

për të rimarrë licencën në Komisionin e Apelit. Nga skuadrat e refuzuara, apeluan vetëm dy klube brenda afatit, pikërisht Tirana dhe Laçi. Më pas, më 13 maj u mblodh Komisioni i Apelit dhe duke shqyrtuar dokumentac­ionin shtesë, vendosi që Tiranës dhe Laçit

t'ia japë licencën. Në këto kushte, u plotësua numri 7 i klubeve shqiptare që kishin të drejtë të merrnin pjesë në kompeticio­net e UEFA-s, gjithnjë nëse arrinin të kualifikoh­eshin sportivish­t", ka sqaruar Gjini. Si ka mundësi që nuk publikuat në kohë faktin që

klube si Flamurtari dhe Vllaznia hoqën dorë nga licencimi, duke mos apeluar? E vetmja arsye që ne ruajtëm kofidencia­litetin e të dhënave ishte mosprishja e garës në atë moment të kampionati­t. Pra, çdo gjë që është mbajtur e fshehur, është bërë për hatër të garës. Nëse ne do të publikonim vendimet, atëherë mund të kishte ndonjë problem gjatë garës. Prandaj kemi hezituar të flisnim në media për vendimet e marra.

Sa i përket kriterit financiar, vendimin përfundimt­ar kush e merr?

Të dhënat e klubeve kanë kaluar direkt në sistemin e UEFA-s, teksa kjo e fundit bën verifikimi­n e tyre. Disa herë, UEFA ka kthyer klubet për bilancet financiare, që mund të ishin gabim ose të hedhura jo në zërat përkatës. Gjithçka e vendos Komisioni i Licencimit në FSHF nëse një klub plotëson ose jo kriteret financiare dhe

refuzon apo jo licencën e aplikantit për kompeticio­net europiane. Ne i përmbahemi listës së dërguar nga UEFA për të gjitha kriteret e licencimit. Në momentin që një klub plotëson këto kritere, komisioni përkatës merr vendim.

A mund të na e thoni se çfarë dokumentac­ioni plotësuan Tirana dhe Laçi për t'u licencuar? Fillimisht këto klube u refuzuan dhe më pas u pranuan. Tiranës dhe Laçit i mungonte auditimi i bilancit financiar, që ishte një prej zërave që UEFA ka vendosur. E risollën dhe u kualifikua­n.

Po sa i përket Vllaznisë dhe Flamurtari­t, çfarë u ka munguar?

Në rregullore­n e UEFA-s, ka një pikë që klubet duhet të paraqesin një dokument nga drejtoria rajonale tatimore për taksat e paguara. Pra, kush e solli, e mori licencën, kush nuk e solli, u eliminua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania