Panorama Sport (Albania)

Në maj u luajt një farsë, klubet e dinin... historinë

-

Gjashtë javët e fundit në Kategorinë Superiore kanë prishur jo pak balancat në kampionati­n shqiptar, pasi më 4 maj (pa u luajtur ende java e 32-të), FSHF njoftoi me një "email" klubet për vendimet e Komisionit të Licencimit për Kupat e Europës. Vetëm 5 prej tyre dhe më konkretish­t Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Luftëtari dhe Teuta, mund të fitonin të drejtën për të qenë pjesë e Kupave të Europës, gjithnjë nëse do të kualifikoh­eshin sportivish­t. "Panorama Sport" zbuloi refuzimin që u ishte bërë klubeve si Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari që në fund të muajit prill, duke u servirë lexuesve të vërtetën e një historie që çuditërish­t u fsheh nga ana e institucio­nit të futbollit shqiptar. Madje, skandali u thellua kur FSHF doli me një qëndrim zyrtar, duke thënë se asnjë klub nuk rrezikon pjesëmarrj­en në Europë. Përgënjesh­trimit të turpshëm iu bashkua edhe klubi i Vllaznisë, që luftonte për vendin e katërt dhe kishte shanse për Ligën e Europës nëse Skënderbeu fitonte Kupën e Shqipërisë. Historia tregoi se, që kur shkodranët mësuan për refuzimin e licencës, nuk bënë gjë tjetër, veçse shkuan nga humbja në humbje dhe në fund rrezikuan të zbrisnin nga kategoria. Natyrisht, FSHF vendimet i ndau zyrtarisht me klubet në afatet e caktuara, por si ka mundësi që fshehu gjithçka për publikun. U mbrojt dje me argumentin se, nëse bënte diçka të tillë, do të prishte garën. Dhe, si për ironi të fatit, leksionin e mori nga Kosova, teksa Federata e Futbollit e kësaj të fundit bëri gjithçka publike për mediat sa u përket klubeve të licencuara që një muaj më parë. Nëse për Tiranën dhe Laçin gjërat u shpëtuan në limit dhe u licencuan, atëherë çfarë e pengonte FSHF-në të zbulonte për opinionin se klube që kishin shanse për vendin e katërt si Vllaznia dhe Flamurtari, e kishin të pamundur të merrnin pjesë në Europë edhe nëse e arrinin sportivish­t. Një farsë e vërtetë, e "komanduar" nga institucio­ni i futbollit dhe i konfirmuar dukshëm në javët e fundit. Një gjë dukej se ishte e sigurt: Luftëtarit dhe Teutës do t'i mbetej vendi i katërt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania