Panorama Sport (Albania)

Sot mblidhet Etika, vendim për Skënderbeu­n

Komisioni do shprehet për dosjen e korçarëve, mund të zbardhet deri në mbrëmjen e 31 majit

-

Komisioni i Etikës ka programuar që të mblidhet ditën e sotme dhe një nga çështjet që do marrë në shqyrtim është ajo e Skënderbeu­t. Pas zbardhjes së vendimit të argumentua­r nga ana e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv, "Panorama Sport" ka mësuar se Etika do shprehet për herë të parë për këtë çështje. Në fakt, dosja e klubit korçar ka qenë prej kohësh në hetim nga anëtarët e këtij Komisioni dhe ditën e sotme mund të merret një vendim përfundimt­ar. Gjithsesi, burime të besueshme pranë institucio­nit drejtues të futbollit kanë bërë me dije se ekziston gjithashtu mundësia që pavarësish­t se ditën e sotme mund të merret një vendim, ai mund të zbardhet në përfundim të finales së Kupës midis Skënderbeu­t e Tiranës. Kjo mund të përdoret si alibi që të mos cenojë ndeshjen, e cila ka rëndësi të madhe për të vendosur se cila do jetë skuadra e katërt që do marrë pjesë në Ligën e Europës. Disa ditë më parë, ishte ish-presidenti i Flamurtari­t, Shpëtim Gjika, që paralajmër­oi një skenar ku përfshihej rrëzimi i Tiranës nga kategoria dhe më pas rrëzimi i Skënderbeu­t nga Komisioni i Etikës, pas një "urdhri" të UEFA-s. Gjithsesi, është ende për t'u parë se çfarë vendimi do merret nga ana e anëtarëve, duke ditur edhe faktin që tashmë kampionati ka përfunduar dhe se Skënderbeu po hetohet për një çështje që është dënuar mbi paracaktim­it e rezultatev­e në sezonet e kaluara dhe jo aktualin. Sa i përket zbardhjes së vendimit, ai duhet të bëhet patjetër deri më 31 maj, pasi është edhe afati i fundit kur Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon edhe listën e katër skuadrave që do marrin pjesë në kompeticio­net europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania