Panorama Sport (Albania)

Papadhopul­li: Të mos ndryshohet formula vetëm për Tiranën

"Nuk mund të mbahen disa ekipe me hatër"

- BESAR BOZGO

Një ditë pas verdik tit të kampionati­t ku Tirana bie për herë të parë në historinë e vet një kategori më poshtë, ka nisur menjëherë debati në rrjetet sociale dhe media për ndryshimin e formulës së kampionati­t për sezonin e ri. Palët janë qartësisht të ndara, nga një anë ata që mbështesin dhe kërkojnë që të bëhet një amnisti për Tiranën dhe nga ana tjetër të tjerët që nuk e konsideroj­në dramë rënien e skuadrës bardheblu. Miço Papadhopul­li, ish-president i FSHF- së dhe aktualisht president nderi i institucio­nit të futbollit shqiptar, njohës shumë i mirë i rregullave dhe parimeve të lojës, është i qartë në mendimin e tij. "Nuk ka pse të bëhet amnisti për Tiranën. Ajo skuadër të vazhdojë punën e saj në Kategorinë e Parë", flet qartë "Daja".

FORMULA

I pyetur në lidhje me idenë më të fundit që ka nisur të qarkullojë për ndryshimin e formulës dhe rikthimin e Tiranës në Superiore, Papadhopul­li shprehet: "Jo, nuk mendoj se duhet ndryshuar formula. Tirana le të vazhdojë në Kategorinë e Parë sipas verdiktit që dha gara. Tirana le të organizohe­t sërish, ka shumë personazhe që mund të kontribuoj­në maksimalis­ht për këtë klub

dhe të rikthehet sërish në elitë. Nuk mund të mbahet një ekip me hatër. Kampionati dha verdiktet e veta dhe nuk ka pse të ndryshohen rregullat në fund. Është një situatë e qartë ku FSHF nuk ka pse të ndërhyjë. Ajo është puna e klubit bardheblu.

Tirana kur kishte vetëm 30 mijë banorë kishte një skuadër shumë të mirë. Ndërsa, tani që ka 1 milion e shikoni vetë se si përfundoi", u shpreh ish-kreu i FSHF-së.

IDEJA

Më tej, Papadhopul­li tenton

të shkojë edhe më tej duke dhënë idenë se si të punohet në Shqipëri për të ngritur nivelin e futbollit. "Fillimisht është kultura fizike dhe më pas sporti bashkë me të. Duhet baza materiale dhe fushat që janë shumë të rëndësishm­e. Ku janë fushat në Tiranë?! Nuk po shohim më lojtarë të mëdhenj. Harruat ju, Panajot Panon, Refik Resmjen, Loro Boriçin dhe shumë të tjerë?! Ku janë tani lojtarë të mëdhenj si ata që ishin? Ata lojtarë dolën në sipërfaqe dhe u bënë legjenda nga masiviteti i sportit. Klubet duhet t'i japin rëndësi të madhe trajnerëve. Ai duhet të ketë një përgatitje sa më të mirë dhe të shohë lojtarët në çdo aspekt. Nuk mund të vazhdohet futbolli më kështu siç është këtu në Shqipëri. Ne shohim çdo ditë futboll europian në TV dhe loja që bëhet të jep kënaqësi. Ndërsa në Shqipëri mezi bëjnë tri pasime bashkë, në një kohë që mungojnë thuajse plotësisht goditjet në portë. Çdo gjë arrihet me punë. Në atë kohë luanim futboll në kushte shumë të vështirë, ndërsa tani janë të gjitha kushtet. Shqipëria ka talente në futboll, por ata duhen zbuluar", përfundoi prononcimi­n e tij presidenti i nderit të Federatës, Miço Papadhopul­li.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania