Panorama Sport (Albania)

Salihi: Tirana të mos shihet si tragjedi

"Po të kthehesha pas, nuk do ta grisja kurrë kartonin"

-

Hamdi Salihi ësh të shumë pranë largimit nga Shqipëria, por më përpara bomberi shkodran ka dashur të tregojë edhe një herë të gjitha ndjesitë që ka përjetuar në këto dy sezone të kthimit të tij në kampionati­n tonë. Në një intervistë për RTSH, ai ka rrëfyer eksperienc­ën e bukur me skuadrën e Skënderbeu­t, nga ndeshjet në Europa League deri te grisja e kartonit në sfidën ndaj Kukësit, veprim të cilin ai ka pranuar se nuk do ta përsëriste. Nuk mungon as komenti për rënien e Tiranës dhe objektivi i tij për jetën, pasi të ketë varur këpucët në gozhdë.

EKSPERIENC­A TE SKËNDERBEU

"Të them të drejtën ka qenë një eksperienc­ë e mrekullues­hme. Pritja nga njerëzit në qytet, por edhe nga ekipi dhe stafi drejtues ka qenë e jashtëzako­nshme. Jam munduar gjatë gjithë kohës t'ua shpërblej në të njëjtën mënyrë". FILLIMET NË KORÇË

"Në fillim erdha vetëm për ndeshjet kualifikue­se të Champions League, pastaj u kualifikua­m në Europa League dhe për rrethana nga më të ndryshmet vendosa të rri, ishte diçka vërtet e bukur. E dija që do shkoja në Korçë, një qytet që është simbol për qytetarinë dhe kulturën dhe nuk kisha dyshime për sa i përket mikpritjes. Kisha frikë vetëm që a do arrija t'ia shpërbleja pritshmëri­në që kishin ata njerëz. Jam i kënaqur për atë çfarë u mundova të bëja".

PËR GRISJEN

E KARTONIT

"Janë gjëra spontane, janë gjëra që i ka vetë natyra e njeriut. Ajo që ndodhi atë ditë, ndodhi spontanish­t dhe nuk është se e kisha përgatitur. Po të kthehesha një milion herë më mbrapa nuk do ta kisha bërë asnjëherë atë veprim".

PËR RËNIEN

E TIRANËS

"Tirana është pjesë e jetës dhe zemrës sime. Është ekipi që më formoi dhe më bëri ky që jam tani. Më dha atë që duhet për t'u bërë një lojtar i nivelit tjetër. Maksimumi i së keqes që mund të ndodhte për Tiranën është rënia nga kategoria. Por, megjithatë, nuk duhet të shihet si një tragjedi, është thjesht një rrëzim edhe siç e ka sporti, nga çdo rrëzim mund të ngrihesh prapë. Ajo që e bën një ekip edhe më të madh është se sa fort ngrihet. Tirana është Tirana dhe do ngrihet edhe më e fortë seç ishte para se të rrëzohej".

LOJTARËT SIMBOL PËR SALIHIN

"Sinani dhe Martini janë lojtarët simbol të mi. Janë heronjtë e mi, u rrita duke u munduar t'u ngjaj atyre". KONKURRENC­A

NË SULM

"Konkurrenc­a ka qenë gjithmonë e pranishme, po ka qenë një pjesë që më ka bërë të jem gjithmonë i përqendrua­r dhe mos bie asnjëherë në gjumë".

E ARDHMJA

E BOMBERIT

"Nuk e kam menduar akoma që ta lë futbollin, do shikoj ndonjë opsion tjetër larg kampionati­t shqiptar". KURSI I TRAJNERIT

"Kursi i trajnerit besoj se është një diçka që çdo lojtar e ka në mendje. Kam mbaruar kursin 'B' para disa muajsh dhe tani po mundohem për të bërë kursin UEFA 'A'. Do vazhdoj të bëj këtë sepse e shikoj veten te futbolli dhe normalisht që duhet të përgatitem për këtë gjë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania