Panorama Sport (Albania)

Përmbarimi bllokon Vllazninë

Shkodranët duhet të shlyejnë 74 mijë euro për prishjen e kontratës me zviceranët

- ADMIR URUÇI

Problemet duket se nuk kanë fund te skuadra e Vllaznisë. Pasi kanë siguruar mbijetesën në Superiore vetëm në javën e fundit të kampionati­t, shkodranët marrin një tjetër goditje të rëndë për shkak të problemeve financiare. Me urdhër të një zyre përmbarimo­re private, prej 19 ditësh pasurive të klubit shkodran u është bërë sekuestro si pasojë e gjyqit të humbur me kompaninë zvicerane "Gea Sport", së cilës Vllaznia detyrohet t'i paguajë 74 mijë euro dëmshpërbl­im dhe po ashtu duhet të paguajë 2600 euro shpenzime të arbitrazhi­t. Pra, momentalis­ht, të gjitha llogaritë e klubit shkodran janë të bllokuara dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla deri në momentin që do të bëhet shlyerja, pasi kompani zvicerane që kishte për pak kohë në administri­m klubin shkodran, por që gjithmonë pati probleme me bashkinë, për shkak të mospagesav­e nga ana e kompanisë, çka solli edhe prishjen e marrëdhëni­eve mes palëve dhe largimin e kësaj kompanie nga drejtimi i skuadrës shkodrane.

BLLOKIMI

Urdhri i Zyrës Përmbarimo­re L.D.C. i është drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit që më datë 11 maj. Sigurisht që një vendim i tillë u është bërë me dije edhe drejtuesve më të lartë të klubit shkodran, por këta të fundit nuk e kanë bërë publik një gjë të tillë, duke e mbajtur të fshehtë. Me sa duket, vendimi ka ardhur në mënyrë që lojtarët të mos ndikohen nga këto probleme para ndeshjes së mbijetesës me Tiranën. Megjithatë, fakt është që klubi i Vllaznisë duhet të shlyejë sa më parë borxhin ndaj kompanisë me të cilën dikur ka bashkëpunu­ar, pasi në këtë mënyrë do të ketë të bllokuar merkaton e verës. Shkodranët nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje financiare, pa shlyer më parë kompaninë "Gea Sport". Në ditët në vijim do të mbeten për t'u parë se cilat do të jenë lëvizjet që drejtuesit e klubit shkodran do të bëjnë për të zgjidhur të gjithë situatën, e cila nuk është aspak pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania