Panorama Sport (Albania)

Drama e një Kampionati që kërkon ndryshimin e madh

- Nga BESNIK DIZDARI

SKapitulli II

apo kanë shpërthyer diskutimet. Bukur! Kjo tregon se diçka do të ndodhë këtë verë. Do të ndodhë, sepse gjithnjë e më fort njerëzit po binden se Kampionati Kombëtar i Shqipërisë, të cilit urgjentish­t duhet t'i hiqet emërtimi i rremë "Superligë" (sepse ende nuk ka një Ligë) dhe të quhet siç është quajtur e pakta për nja 70 vjet me radhë, pra Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë, apo Liga 1, siç e patëm quajtur ne pa sukses para do kohe për bukur nja dy vjet.

Edhe në dukje të jashtme, Kampionati Kombëtar i Republikës së Shqipërisë, me siguri, shpejt do të kthehet në origjinë dhe në vazhdimësi­në e tij reale e historike bashkë. E rëndësishm­e është ndërkohë se kanë nisur diskutimet, ankesat, revoltat, kundërshti­met, mosmiratim­et. Është një tronditje e tanë, që me sa duket, nuk mund ta ndalin më zyrat e dremitura të drejtimit të futbollit kombëtar.

Le të vazhdojmë esenë tonë.

Vllaznia "e ime"

Plot 61 vjet më parë, më 1956, Vllaznia e Shkodrës ka rënë në Kategorinë e Dytë. Kjo ka qenë rënia që e shkatërroi futbollin e Shkodrës, të cilit do t'i duheshin bukur nja 10 vjet për t'u ringjallë. Sot e kësaj dite, rënia e Vllaznisë 1956 mbetet e vetme ( unike) jo vetëm për Shqipërinë, por si rast i jashtëzako­nshëm edhe për vetë historinë e futbollit europian. Çka natyrisht ka ndodhur për shkak të përgjegjës­inave të vetë skuadrës shkodrane të asokohe. Por, për hir të së vërtetës, ka ndodhur edhe për vetë organizimi­n struktural krejt të gabuar të Kampionati­t Shqiptar 1956, me një rregullore absurde, me vetëm 9 skuadra, pra 1 pak se sot që janë 10. Ngjarja ia vlen të ritregohet edhe këtu: Vllaznia e Shkodrës ka rënë më 8 nëntor 1956. Një "tragjikome­di", e cila e gjitha zhvillohet në ndeshjen e fushës së futbollit të Kavajës, atë Puna e Kavajës - Puna e Shkodrës! Gati-gati ashtu si vetë ndeshja e së shtunës që shkoi, kjo Vllaznia-SK Tirana. Të dyja nga 11 pikë. Po aq sa dhe Lokomotiva e Durrësit, e cila luante në Tiranë me Partizanin, i cili, nga ana e tij, e kishte siguruar vendin e dytë dhe nuk mund të lëvizte assesi prej tij. Kështu edhe sikur të humbiste me skuadrën durrsake. Megjithatë, askush nuk mendonte se Partizani, i cili ishte gjysma e Kombëtares së Shqipërisë, do t'i lejonte vetes të humbiste në Tiranë më 8 nëntor 1956, në 15-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste, ajo që e kishte themeluar dhe që i kishte vënë emrin më të çmueshëm të saj, "Partizani". Asokohe kësisoj lëshimesh vështirë të mendoheshi­n.

Ndërkaq, llogaria ishte e qartë. Mjaftonte një barazim midis skuadrës së Kavajës dhe asaj të Shkodrës për t'i çuar të dyja në 12 pikë dhe Lokomotiva e cila "detyrimish­t" do të humbiste me Partizanin, do të mbeste me 11 pikë dhe drejt e në Kategorinë e Dytë.

Në Fushën e Vjetër të Kavajës, Puna e Shkodrës shënon në të '7 me anë të Lutfi Laçjes, por në të 42' Qemal Gavardari barazon 1-1. Dukej e sigurt: Lokomotiva do të humbiste në "Qemal Stafa" me Partizanin. Mirëpo, kur u mësua se edhe atje po vazhdonte barazim, 0-0, në Kavajë nisin të shfaqen mëdyshjet e emocioneve, sepse kështu të tria skuadrat do të kishin nga 12 pikë secila dhe rebusi i golavarazh­it mund të kishte verdikte befasuese! Ndonëse ende dukej një qetësi në gjithë vijën prej 50 kilometras­h Kavajë-Tiranë. Dhe ja, te mbërrin minuta e 73- të e ndeshjes së stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" dhe Çeta i Lokomotivë­s lëshon bombën e tij e portieri Maliqati shtanget! 1-0 për Lokomotivë­n! Në Kavajë, gjuajtja e Çetës në Tiranë ka vlerën e trysnisë së një rakete me telekomand­ë. Shkodranët tronditen. Kavajasit kërkojnë të ruajnë 1-1, sepse iu thonë që me rregullin absurd të pjesëtimit, golavarazh­i i tyre mund të jetë më i mirë se i miqve nga Shkodra. Ndeshja është ankth i paparë. Sulm i fortë i Punës së Shkodrës, mbrojtje e vendosur e Punës së Kavajës dhe 1-1 që nuk ndryshon. Po ashtu siç nuk ndryshon fitorja, për herë të parë në histori, 1-0 e skuadrës së Durrësit mbrenda në Tiranë me Partizanin... Kishte qenë 8 nëntor 1956. Dita "historike" që përkoi me rënien e madhe të Vllaznisë.

E gjykuar me rregullat e sotme, skuadra e Shkodrës kurrsesi nuk do të duhej të binte në Kategorinë e Dytë. Vështroni se si janë renditur atë 8 nëntor fatal 1956 në përfundim të Kampionati­t, tri skuadrat e fundit:

Puna e Beratit me 7 pikë që, ashtu si Korabi i sotëm, zë vendin e fundit, asokohe të 9tin, zbret pa asnjë mëdyshje. Problemi është midis Punës së Kavajës dhe asaj të Shkodrës. Siç shihet, të dyja e përfundojn­ë Kampionati­n me nga 12 pikë. Me gjykimin e sotëm duhet të zbriste një kategori më poshtë skuadra e Kavajës, sepse golavarazh­i i saj ishte më i keq se ai i skuadrës së Shkodrës: Puna e Kavajës - 9 gola, kurse ajo e Shkodrës më mirë, -7 gola. Sot do të kishte rënë Puna e Kavajës. Por më 1956, rregulli ishte tjetër: pjesëtohes­hin golat e shënuar me ato të pësuar. Dhe ky pjesëtim jepte koeficient­in 0.70 për kavajasit dhe 0.63 për shkodranët, pra më ulët. Dhe bie Puna e Shkodrës!"...

Ky ritregim i shpejtë, nuk bëhet për të qetësuar SK Tiranën e sotme, por si të thuash, ngaqë tregon se ka edhe "më keq".

E, ndërkaq, duke hyrë në shekullin e ri, kujtojmë se skuadra e Shkodrës ka plot 16 vjet që nuk fiton një titull të Kampionit. Qysh në ditën e 19 majit 2001, kur u tha se në stadiumin e Shkodrës ishin 20.000 njerëz. Ndoshta edhe më shumë. Është një rekord. Dhe asnjëherë një kampione shqiptare nuk ishte shpallur e tillë në praninë e aq pak shtetarëve. Kjo ishte e rralla tjetër, e atij përjetimi të papërshkru­eshëm. Nuk më hiqet nga mendja vështrimi serioz i presidenti­t të paharruesh­ëm shkodran, Myftar Çela, një lloj meditimi vështrimla­rgët. Mandej, prej terrenit të fushës dhe tribunave vetëm këngë, madje një këngë e posaçme, vijë melodike e vjetër shkodrane. Dhe thirrje, ngjyra kuqeblu të pambarim, kulturë, europianiz­im, sinqeritet, bashkësi e paprekshme, qytetari, olimpizëm shekullor, kënaqësi gëzimplote, shkëlqim, eufori. Thuajse si këtë të shtunë 2017, të shpëtimit të madh. Dhe mjerë ne ku kemi mbërritur: që skuadrat tona, themeluese të mëdha, të festojnë për mosrënien si të ishte fituar titulli Kampion!...

16 vjet më parë gjithçka pat qenë një eufori në varfëri, megjithatë. Ashtu si sot, kur përveç të tjerave, duan t'ia varfërojnë edhe më Kampionati­n Kombëtar të futbollit, siç në të vërtetë ua kanë varfëruar, ndërsa edhe në tribuna stadiumesh jorrallë shkëlqejnë kostume ministrore a deputetore, sidomos të "postkomuni­stëve me kostum dopiopet", siç i ka përcaktuar një europian i shquar. Një shkëlqim shpesh i fituar pa asnjë meritë e pa asnjë mund, madje "dhuruar" prej borxhlinjv­e të vjetër.

Kam shkruar një herë, më 1994, në gegnishten letrare, në të timin "Sporti Shqiptar" me rastin e një përvjetori të krijimit të Shoqërisë Vllaznia:

"... Shoqnia Vllaznia më kujton edhe nji herë se Shkodra kjo ka qenë, e bashkueme, e nji kulture të thellë tradiciona­le, luajale e kryengritë­se njikohësis­ht, "qytet me kunora që të hodhën përkrye gur e hekurat e para", siç shkruen Martin Camaj.

... Shoqnia Vllaznia më kujton se pjesën ma të madhe të saj, gati 50 vjet, ajo e kaloi në vështirësi. Qe ajo kohë e regjimit komunist kur shpesh emni i saj tek dikush ngjallte alergji, thjesht për shpirtin e pavarun që Vllaznisë i kishin mëkue ata, krijuesit e saj të vitit 1919.

... Shoqnia Vllaznia më kujton se ajo ka qenë vepër e familjeve ma të mira të Shkodrës, të cilat qysh ditën e parë të krijimit e mbajtën me shpenzimet e tyne ate.

... Shoqnia Vllaznia më kujton se ndër veprat e para të saj qenë tri: hapja e nji shkolle, çelja e nji biblioteke, organizimi i nji gare sportive.

... Shoqnia Vllaznia më kujton se ajo kurr nuk qe diçka teknike, por kulture dhe se burrat në krye të saj, qenë profesorë e juristë, artistë e tregtarë, sportistë e shkollarë, gazetarë e zanatçij. Këtu ka qenë dhe forca e saj. Ajo i bashkonte të gjithë në nji, si shokë të nji ideali kombëtar".

Dhe rikthehem tek e shtuna e 27 majit 2017 thuajse po ashtu e ngjashme si më 19 maj 2001, tashmâ 98 vjet mbas themelimit të Vllaznisë. Ndërkaq, Qeveria e Ministria përkatëse e Arsimit dhe e Sporteve, për të cilën vazhdoj të pyes se cilët personalit­ete të sportit kombëtar punojnë aty, nëse i kanë mendtë në krye do të jenë tronditur fort. Dhe do të kenë menduar: "Çfarë qe ai gëzim i madh në Shkodër për një mosrënie kësisoj? Ç'qe kjo mrekulli që gëzoi një popull për të cilën unë si qeveri apo ministri nuk harxhova asnjë cantim, nuk sakrifikov­a asgjë, madje në thelb as më ftuan që të shkoja, e nëse u duka sado pak, qeshë i paftuari më i papranuesh­ëm në histori?".

Kujtoj se Shkodra nuk i blen gëzimet. Ajo i krijon vetë gëzimet, qoftë edhe në varfëri, me vetëm një pasuri që i ka mbetur: Vllazninë e saj gati 100-vjeçare. I krijon edhe kësisoj, me një eufori në varfëri, siç qe ajo e shpëtimit të madh. Një eufori edhe e revoltës, e sfidës në varfëri.

Kujtoj se më 19 maj 2001, para ndeshjes që do ta bënte kampione, Vllaznia shpalosi flamurin kombëtar dhe i bëri ceremonial­in Hymnit Kombëtar. Ngjau për herë të parë Mbasluftës në Kampionati­n Shqiptar. Kjo në Shqipëri ka ndodhur vetëm në kampionate­t e viteve '30. Atë ditë, tashmâ disi të largët, qeveria josportive dhe ajo sportive, nuk kishin dijeni as për këtë. Dhe u befasuan tejet, të tronditur prej euforisë në varfëri dhe revoltës së shkodranëv­e.

Kësisoj, ndoshta edhe të shtunën që shkoi, këtë të 27 majit 2017 - ditë e shpëtimit të madh të futbollit e sportit shkodran. Ishin nja 12.000 shikues, gati më shumë se në ndonjë nga ndeshjet e fundit të Kombëtares. Rekord i kampionati­t 2016-' 17. I kishte thirrur kushtrimi i të parëve. Sa poshtë që kemi rënë, vërtet! Rekordi i pranisë së publikut në një ndeshje të Kampionati­t, qe ajo për mosrënie nga Kategoria. Kur atje poshtë në Gjirokastë­r, ceremonia e titullit kampion, ishte si të kishte përfunduar një kampionat lokal. E edhe kjo tregon situatën e mjerueshme të organizime­ve të Kampionati­t Kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Nuk më pëlqejnë fort krahasimet me shtetet e futbollit të madh të Europës. Por nuk po mund të rri pa përmendur se javën që shkoi ndeshja finale e kampionati­t të të rinjve të Gjermanisë pati 30.000 shikues dhe u transmetua drejtpërdr­ejt në TV! Shqipëria nuk mund të mbërrijë këtu, natyrisht, edhe pse papërgjegj­shmëria e transmetim­eve të kampionate­ve të shteteve të tjera, po e bën të thërrasë fort për kampionate­t e atyre. Shqipëria di vetëm të organizojë kampionat me vetëm 10 skuadra që të përjashtoj­ë pa mëshirë Elbasanin, Kavajën, Beratin, Fierin, Dinamon e tash së fundi ndoshta edhe më të famshmen tonë, Sportklub Tiranën!

Për fat, shpëtoi pra, Vllaznia. Shpëtoi përmes ndeshjes më elitare që futbolli shqiptar ka zhvilluar deri më sot për mosrënie. U gëzua fort e tanë Shkodra. Them se do të jetë gëzuar sidomos për faktin më të rëndësishë­m: triumfoi, duke marrë me vete mësimin më të madh, teksa luajti me 99.99 për qind me lojtarë të rinj shkodranë. Kështu, ajo i kujtoi Shqipërisë dhe FSHF-së se në futbollin shqiptar mund të ringjallet ajo që gjithë këto vite thuajse ka vdekur: dashuria për autenticit­etin e klubit, me talentet e qytetit tënd të lindjes.

Kjo ishte Vllaznia "e mjerueshme" e vitit 2016-'17, thuajse e braktisur. Madje "e braktisur", dikush pa faj e dikush me faj, edhe nga plot 4 titullarë: Bicaj, Shtubina, Vrapi dhe tashmâ "origjinali" El. Bakaj. Nuk prishi fort punë. Ishin 20-21-vjeçarët Gurishta, Pjeshka, Krymi, Çinari, Kalaja, por dhe 19-vjeçari Hebaj. Pa shkuar te më të sprovuarit Tafili, Selimaj, Gocaj, Kruja, Bardulla, Hajdari apo i vetmi i huaj, kongolezi 30-vjeçar Mulema. Ishte edhe Antonio Marku, biri i kolegut tonë Gac Marku, deri para nja dhjetë ditësh ende pa hequr pejnat e një operacioni, sado modest që qoftë! Kjo është thirrja e kushtrimit të të parëve

Kjo është Shkodra, "qyteti me kunora që të hodhën përkrye gur e hekurat e para", siç pat shkruar poeti ynë i madh Martin Camaj. Shkodra "e ime" pra.

Po ku më iku Tirana "e ime"?...

* Në numrin e nesërm:

SK Tirana "e ime".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania