Panorama Sport (Albania)

Merkato, Duro: Dua Bregun në Vlorë

"Më shumë se e skuadrës aktuale është skarco, duke parë pagesat që kanë"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro është i qetë pas sigurimit të mbijetesës. I ftuar në "Fair Play", në "Ne*s 24", trajneri i Flamurtari­t është rrëfyer gjerësisht. Duro ka theksuar se kërkon të ndërtojë një ekip pretendent. Nëse klubi nuk do të ketë objektiva madhorë për sezonin e ri, Duro la të hapur edhe largimin. "Ka qenë kampionat i paparashik­ueshëm, si për titullin kampion, edhe mbijetesën. Pas tre muajsh në tension të jashtëzako­nshëm dhe pa gjumë, sot jam i qetë. E kisha menduar që do të ishte kështu. Në fakt nuk e mora me shumë dëshirë Flamurtari­n, pasi ishte shumë situatë e vështirë, gjatë rrugës u bë edhe më e vështirë dhe fundi ishte dramatik, ku Tirana ra nga kategoria. Kam drejtuar shumë skuadra, thuajse të gjitha të Superligës shqiptare, por edhe jashtë. Ishte një situatë shumë e vështire kur e mora ekipin. Nuk është pak sa arritëm. Flamurtari është i katërti me 6 pikët e hequra, por tashmë çdo gjë ka përfunduar. Unë tre muaj kam qenë jashtëzako­nisht i mirëpritur në Vlorë nga të gjithë edhe kur rezultatet nuk ishin pozitive. E kam ndier veten në Vlorë si në asnjë qytet tjetër. Kam shumë dëshirë ta vazhdoj punën aty, për një skuadër më të fortë, që i takon

Vlorës dhe për një skuadër që të rivalizojë. Nëse nuk do të ndërtojnë një ekip si e mendoj unë që Flamurtari të jetë në vendet e para, unë nuk mund të qëndroj. Kam nënshkruar një kontratë një vit e gjysmë", u shpreh Duro.

LARGIMET- Gjasat janë

që të ketë shumë largime. Trajneri Shpëtim Duro deklaroi se 50w e ekipit është skarco, ndërsa evidentoi si problem lojtarët e huaj. "Dëshira ime është që të filloj një punë nga e para dhe t'i mbaj vetë përgjegjës­itë. Flamurtari ka shpenzuar shumë. Për më

shumë se 50 w e skuadrës është skarco, duke parë pagesat që kanë. Më shqetëson më shumë gjendja e lojtarëve të huaj. Shumë futbollist­ë të huaj që të rrinë jashtë 18-shes, kjo do të thotë se nuk ka qenë përzgjedhj­a e duhur. Është e rëndë kjo sepse janë financa",

tha Duro.

MERKATO- Trajneri Shpëtim Duro theksoi se do të dëshironte që merkaton ta niste nga Dejvi Bregu. "Unë ku ta gjej një lojtar si Bregu. Është futbollist shumë i talentuar. E mbaj mend që 16 vjeç dhe prisja që ky lojtar të bëhej dhe u çudita që iku nga Flamurtari. Por Flamurtari duke marrë lojtarë të huaj dhe Dejvi nuk do të kishte shumë hapësira. Nuk është më Bregu i mëparshëm, por aktivizimi te Luftëtari i ka rritur edhe personalit­etin dhe nuk mund të shkoj në një skuadër me 500 mijë lekë në muaj. Flamurtari duhet të paguajë shumë për ta rikthyer. Dëshira ime është e madhe për ta rikthyer, por nuk e di sa është mundësia. Vlora nuk ka aktualisht. Të rinjtë nuk janë të gatshëm për të marrë fatet e Flamurtari­t. Do të doja ta nisja merkaton nga Bregu", u shpreh

Duro. Sot, pritet që trajneri Duro të jetë në Vlorë dhe të dorëzojë në klub listën e dëshirave të tij.

KAMPIONATI- "Nuk mund ta them se Kukësi nuk e meritonte titullin kampion. Partizani le ta analizojë vetë se përse dështoi. Unë nuk e quaj gabim të madh barazimin e Kukësit në Tiranë. Pasi kur ke një ndeshje me kundërshta­r direkt, pranohet. Gabimi më i madh dhe fatal i Partizanit ishte ndeshja me Laçin, sepse ishte në finish të kampionati­t, ishte i paparashik­ueshëm. Edhe sikur Flamurtari të humbte me Partizanin, unë isha i bindur se kampionati­n e fitonte ose Kukësi ose Skënderbeu. Ajo pikë që unë mora me Partizanin, sot mua më mbajti në kategori. Por thashë që edhe po të fitonte në Vlorë, Kukësi ishte një pikë para dhe Partizani nuk fitonte dot", tha Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania