Panorama Sport (Albania)

Starova: Gjoka e mori titullin me tolerime, Daja të mos flasë fare

“Gjicit i kam çuar mesazh, ja kur nisi sulmi i Dukës”

-

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka shpërthy er në intervistë­n e dhënë të dielën në darkë në emi sionin ‚Rubrika Sportiveƒ në RTSH. ‚Bobiƒ tregon se kush e ndaloi Partizanin për të dalë kampion, ku pa dyshim akuzat më të mëdha bien mbi presidenti­n e FSHF-së. Ai ka kërkuar një tryezë të rrumbullak­ët me dy kolegët e tij, Ilir Daja dhe Ernest Gjoka, për të bërë bilancet sezonale. Në shpërthimi­n e tij, Starova tregon se si fitohet titulli dhe pse Partizani nuk është pjesë e sistemit.

Starova, pse e kërkuat që të ndërhyni në emisionin &Rubrika Sportive)+

Ndërhyrjen time në emision e kërkova për arsyen se në dy javët e fundit pjesëtarët e Skënderbeu­t janë bërë të bezdisshëm. E kam me mikun tim Daja, i cili thotë se kur kam qenë unë trajner i Skënderbeu­t... Ndërsa unë nuk i bëj llogaritë se kur ka qenë Sormani dhe kur kam qenë unë trajner i Partizanit. Por, meqë qenka puna për ‚unëƒ, kur e mora drejtimin e Partizanit e gjeta 7 pikë larg Skënderbeu­t dhe Kukësit. Në përfundim jam tri pikë larg Kukësit dhe barazim me Skënderbeu­n. Ndërsa me ekipin e Dajës janë fjalë ato që jo unë luajta mirë dhe luajti Partizani keq. E munda në Tiranë dhe barazoi në sekondën e fundit në Korçë, ku i kam marrë katër pikë. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë Dajën, apo edhe njerëzit e tjerë kur nuk ka qenë Daja trajner, që të ankoheshin, siç jemi ankuar ne. S†e kam dëgjuar ndonjëherë që të akuzojnë Dukën se na hoqën kampionati­n. Unë di që Skënderbeu është penalizuar me golin e dytë në Kukës në fazën e dytë dhe këtë radhën e fundit. Di që para dy-tri javësh e favorizuan me Tiranën, së cilës nuk i dhanë penallti, por u dhanë atyre penallti në sekondën e fundit. Po të llogarisë Daja se çfarë na kanë bërë ne këtë vit, nuk duhet të flasë. Sepse skuadra që duhet të ishte kampion këtë vit, jo se jam unë trajneri, është Partizani. Kjo është me fakte, pasi skuadra elitë për t†u favorizuar këtë vit ka qenë Kukësi dhe Skënderbeu. Në fund të sezonit duhet që peshorja e farmacisë të qëndrojë në ekuilibër. Ndërsa peshorja jonë ka prekur fundin. Partizani dhe Tirana janë më të persekutua­rit, ndërkohë që jemi 3 pikë larg Kukësit që ka dalë kampion dhe barazim me Skënderbeu­n që pretendon se i paskan hequr kampionati­n. Nuk diskutohet që Duka ia hoqi kampionati­n Partizanit. Problemi qëndron te pretendime­t e Skënderbeu­t, që thotë se i kanë hequr kampionati­n.

Nga ku nisi penalizimi i Partizanit+

Në momentin kur ka ndodhur shembja e stadiumit ‚Qemal Stafaƒ, federata futi në siklet Refik Halilin dhe u kënaq që ne luanim në transfertë. Transferta­t e dy fazave të para ndikuan. Gabimi ynë është që nuk u thelluam te ndeshja e fundit me Kukësin, por të kërkonim Metën si gjyqtar, atë kamikazin e Dukës, që ta kishim atë ditë dhe të na dilte kundër. Na e futën me fjalët se do të sillnin gjerman dhe sollën sllovenin. Ky është gabimi ynë, pasi duhet të prisnim një arbitër shqiptar, madje duhet të kishim kërkuar që të vinte gjyqtari Meta aty. Problemi është se Duka doli haptas duke vepruar pas shpinës sonë, duke grumbullua­r gjithë gjyqtarët. U fol në studio pse nuk japin arsye për dënimin e Jeminit dhe Koçit. Nuk japin, pasi ata u kanë dhënë urdhër arbitrave që të sulmojnë Partizanin, nuk jua tha vetëm tre vetave që ta mbanin fshehur. Por, çfarë bëri? Vjen Jemini, pasi ka mbajtur një ndeshje derbi me ne, pasi e bën baltë me Kukësin në Elbasan, na vjen pas nja 10 javësh në Tiranë ndaj Luftëtarit. Jep një penallti, që edhe atë e dha arbitri i katërt. Një ndeshje plotësisht e fitueshme nga ana jonë. Dhe nga ajo ditë e zhdukën, duke e zbritur nga avioni si Zhukovin, sepse kishte dhënë penallti për ne. Ndërsa për kamikazin Meta, unë i them Dukës se ai ka marrë para, apo i kanë dhënë urdhër? Ai e kishte inatin për letrën që i dërguan në UEFA. Unë i them se nuk ta ka bërë Erjon Braçe, siç ai e pretendon, se do ta bënte me emër dhe mbiemër ai. Nga momenti që mbërriti letra në UEFA, ai dha urdhër për të na sulmuar, pasi i kishte ‚petullaƒ, i kishte ikur truri. Prandaj, këtë kampionat që na e hoqi, ia ka bërë gjithë familjes Partizani, që ndodhet në gjithë Shqipërinë. Kështu që turpi i ngelet

atij, nuk mbulohet dielli me shoshë.

Thuhet se Kukësi e kuptoi si funksionoi sistemi dhe doli kampion. Ju të Partizanit kur do ta kuptoni këtë gjë +

Ne e kemi kuptuar si funksionon sistemi në futbollin tonë, e kemi pasur në dorë, por nuk e kemi bërë. Skënderbeu mësoi një gjë të bukur se drejt nuk fitohet, ndaj ka luajtur shtrembër. Duhet të kesh muhabet me arbitrat, duhet t†i respektosh.

Pas operimit në gju, a do të riaftësohe­ni në kohë për ndeshjen e parë të Partizanit në Europë+

Shpresoj të jemi në formë. Nuk e kemi të keqen nga gjuri, por nga shpirti, i cili është pak i vrarë.

Gjici ka deklaruar se është shumë i zhgënjyer, që nuk ka marrë një mesazh urimi nga ju për titullin+

Unë direkt i kam dërguar presidenti­t këtë mesazh: ‚Shkofsh larg e më larg se e kemi kaluar shkëlqyesh­ëm bashkë.

U bëfsh edhe kryeminist­ër, (pasi i ka hyrë edhe politikës). Puna është punë, por kampionati­n ta dha Duka. Ti ta gëzosh kampionati­n ƒ . Presidenti Gjici e ka të shkruar në celular këtë.

Ju ktheu përgjigje Gjici+

Jo, çfarë do të kthente ai. E donte ndryshe, por jemi kundërshta­rë.

Keni diçka për të shtuar+

Për dy ditë do t † i heq patericat dhe dua një tryezë të rrumbullak­ët ku të marrim pjesë unë, Ilir Daja dhe Ernest Gjoka. Po tregoj arsyet pse e kërkoj këtë tryezë. Fillimisht, i them Gjokës arsyet pse ka dalë kampion: E para, Partizani është skuadra që ka pësuar më pak gola. E dyta, ato gola që ke tepër të shënuar, i ke me Tiranën që të fali 6 pikë. E treta, golashënue­si më i mirë në Shqipëri është Ekuban, me gjithë respektin që kam për Pejiç, i cili ka bërë 10 gola me penallti. Ndërsa ai i yni i ka me aksion, madje edhe një që ia dhanë, ia dha tjetrit, pasi nuk do gola me penallti. Të gjithë treguesit thonë se ne jemi skuadra që u penalizua më shumë dhe jemi ne kampionë.

Ideja e tryezës duket interesant­e, por mund të jetë prezent edhe një përfaqësue­s i federatës...

Kam qejf që atë që kanë thënë gjithë vitin ata të federatës të na e thonë troç që në fillim të sezonit. Gjatë katër fazave e kemi dëgjuar në shumë intervista, por të na e thonë troç që në fillim se kë do nxjerrin kampion. Ishalla ndërgjegjë­sohemi të gjithë dhe të rrëzojmë sistemin, me kryetar Dukën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania