Panorama Sport (Albania)

Stadiumi pengesë, ja çfarë ndodh në Lushnjë

Klubi ka afat deri në mesin e korrikut, problem financat

- ALBAN ALUSHI

Pas tre vjetësh në Kat egorinë e Parë, Lushnja realizoi ngjitjen në elitë. Gjithçka ka qenë e merituar për sa i përket rezultatit sportiv. Ekipi e filloi dhe e mbaroi garën në vend të parë dhe titulli i Grupit B ishte rrjedhë logjike e kësaj gare. Nga ky moment, ekipi i Lushnjës së bashku me stafet drejtuese ndodhen përpara një situate shumë komplekse si për kushtet që ka infrastruk­tura futbollist­ik, ashtu edhe për buxhetin që kërkon Kategoria Superiore. STADIUMI

Rikonstruk­sioni i "Roza Haxhiut" dhe sjellja e këtij impianti në kushtet e licencimit nga FSHF-ja nuk ka nisur ende. Dje, specialist­i i Sektorit të Licencimit pranë FSHF-së, Eduard Gjini, bëri të ditur se Lushnja ka afat deri në mesin e korrikut për të plotësuar kushtet e stadiumit që të licencohet për elitën. Edhe pse ka rreth një javë që skuadra e Lushnjës, bashkë me Lushnjën U- 19 kanë përfunduar aktiviteti­n, hapat e para në "Roza Haxhiu" dhe në terrenet e tij nuk janë hedhur. Madje, nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të fillojë rikonstruk­sioni i stadiumit. Dje, në mesditë është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lushnjës dhe në të gjitha projekt- vendimet nuk flitej për futbollin. Veç shpenzimev­e të deklaruara nuk ka pasur asnjë tjetër. Askush nuk ka diskutuar për futbollin, për situatën e re pas futjes së ekipit në elitë. Madje, askush nuk ka shprehur një falënderim për suksesin e arritur. Ndërkaq, Bashkia e Lushnjës nuk ka dhënë asnjë informacio­n se kur do të fillojnë punimet në stadium. Të gjitha ambientet janë të lira dhe kërkohet që të fillojë ndërhyrja për plotësimin e kushteve. Me gjithë vështirësi­të ekonomike dhe ngarkesave të tjera, rikonstruk­sioni i stadiumit nuk duhet të vonojë. Deri më tani nuk ka informacio­n edhe për mënyrën se si do të bëhet rikonstruk­sioni i stadiumit, me tenderim apo me kontribute pjesore: bashki-komunitet-biznes. Detyra e parë emergjente është përcaktimi i projektit dhe preventiva­ve për punimet e ndryshme. Siç është bërë e njohur, stadiumi i Lushnjës ka probleme të mëdha në të gjithë strukturën e tij. Për gjendjen që ka impianti lushnjar, rikonstruk­sioni i tij duket se do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Gjithashtu, pritet që të ndërhyhet edhe në fushën stërvitore, pasi është në gjendje shumë të keqe. Lushnja është në varësi të plotë të bashkisë së qytetit. Situata financiare ka mbetur e njëjtë dhe kjo u pa në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak ku nuk pati shtesë në buxhet apo projekt për stadiumin. Ndërkaq, pritet me interes për të parë edhe përbërjen e ekipit për sezonin e ri.

 ??  ?? Fusha stërvitore e Lushnjës në gjendje katastrofi­ke. Pritet ndërhyrja për rikonstruk­sionin e saj
Fusha stërvitore e Lushnjës në gjendje katastrofi­ke. Pritet ndërhyrja për rikonstruk­sionin e saj
 ??  ?? Gjendja aktuale e stadiumit të Lushnjës ku rrethimi i brendshëm është në kushte skandaloze
Gjendja aktuale e stadiumit të Lushnjës ku rrethimi i brendshëm është në kushte skandaloze

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania