Panorama Sport (Albania)

Projektohe­t ekipi i elitës, konfirmohe­n 4 lëvizjet e para

-

Drejtuesit e Kamzës kanë nisur të mendojnë që tani për skuadrën e sezonit të ri që do të garojë në Superiore pas 5 vitesh mungesë. Presidenti Naim Qarri ka bërë të ditur se pjesa dërrmuese e lojtarëve që janë nën kontratë do të qëndrojnë. Por, gjithsesi janë konfirmuar tashmë edhe katër largimet e para, një portier, dy mbrojtës dhe një sulmues. Largimet - Beqir Ibrahimlla­ri, Albi Çekiçi, Mario Bytyçi dhe Xhorxhian Boçi janë futbollist­ët që konfirmohe­n si të larguarit e parë nga skuadra. Tre të parët ishin afruar gjatë merkatos së verës te Kamza, ndërsa Xhorxhian Boçi pati ardhur në janar të këtij viti dhe duke qenë se nuk pati hapësirën e nevojshme, ka vendosur të largohet. Beqir Ibrahimlla­ri është lojtari që ka luajtur 3 sezone radhazi me klubin kamzali duke u afruar nga Sukthi. Ka luajtur për këtë klub 19 ndeshje gjatë këtij sezoni. Ndërsa Albi Çekiçi, një sulmues që ka shënuar 4 gola gjatë këtij sezoni, por që nuk e gjeti hapësirën e nevojshme pranë ekipit dhe kërkoi të ikte që në janar, por nuk u lejua nga klubi, tashmë i ka përfunduar kontrata dhe do të largohet. Portieri veteran Mario Bytyçi u afrua në merkaton e verës të vitit të kaluar, duke nënshkruar kontratën me klubin më 23 shtator 2016 dhe ka vijuar deri në janar të këtij viti kur dhe u largua përfundimi­sht me lejen e klubit, pasi humbi garën për vendin e titullarit me Gjonikajn. Ndërsa, shumë shpejt do të bëhet e ditur se cilët do të jenë lojtarët që do të zëvendësoj­në futbollist­ët e larguar. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania