Panorama Sport (Albania)

Nis eksodi te Teuta, largohen Magani dhe Ribaj

-

Tashmë është zyrtare, Artur Magani nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Teutës. Sulmuesi peqinas ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me durrsakët dhe është një lojtar i lirë. Këtë e konfirmon vetë futbollist­i, i cili për "Panorama Sport" shprehet se tashmë ka ndërprerë kontratën me Teutën. Për të ka qenë një eksperienc­ë shumë e mirë në Durrës dhe falënderon drejtuesit me në krye presidenti­n Edmond Hasanbelli­u, por edhe tifozët durrsakë për mbështetje­n. Arturi është djali i trajnerit të durrsakëve, Gugash Magani. "Nga sot (dje) jam lojtar i lirë dhe kam ndërprerë me konsensus marrëdhëni­et e mia me klubin e Teutës. Çdo gjë është bërë me mirëkuptim nga të dyja palët. Unë dua të falënderoj presidenti­n Hasanbelli­u si dhe drejtuesit e tjerë për mundësinë. Kam kaluar dy vite të bukura në Durrës dhe kjo falë edhe tifozerisë që na ka mbështetur, pavarësish­t luhatjeve që kemi pasur. Tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe i uroj ekipit dhe drejtuesve sa më shumë suksese. Për të ardhmen është herët të flas, por si lojtar i lirë do të vlerësoj çdo ofertë në drejtimin tim", është shprehur Magani në prononcimi­n e tij.

Ribaj - Po dje është larguar nga Teuta edhe një tjetër lojtar, Andi Ribaj. Sulmuesi fierak falënderon të gjithë për këtë periudhë që luajti në Durrës dhe nuk harron të urojë Teutën të rikthehet në nivele të larta, siç e meriton. "Me përfundimi­n e sezonit, mbaroi edhe kontrata ime. Jam i kënaqur me ambientin në Durrës. Është një ambient shumë familjar dhe kjo falë drejtuesve që i falënderoj. Unë uroj që Teuta jo vetëm të ngjitet në nivelet më të larta dhe të mos shohë më këto pozicione", tha Ribaj. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania