Panorama Sport (Albania)

Noka, "revolucion" te Besëlidhja

Një pjesë e futbollist­ëve kanë kontrata, por pritet që të ketë shumë ndryshime

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja vijon pushimet që pritet të jenë sërish të gjata, ashtu si sezonet e fundit. Kjo pasi skuadra do të luajë sërish në Kategorinë e Parë. Dështimi edhe gjatë këtij sezoni që përfundoi nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesit, sidomos nga presidenti Gjok Noka, i cili në analizën e fundit i ka kritikuar të gjithë pa përjashtim duke nisur që nga trajneri e deri te futbollist­i i fundit i stolit. NDRYSHIMET

Pjesa dërrmuese e lojtarëve që mbyllën sezonin janë nën kontratë me Besëlidhje­n, por nuk dihet se sa prej tyre do të grumbulloh­en, pasi presidenti do të kërkojë riforma-

timin e skuadrës për sezonin e ri. Gjatë sezonit që lamë pas, Besëlidhja ka bërë një merkato të bollshme duke ofruar shumë futbollist­ë. Besëlidhja sezonin e ri do të shënojë të 10- in radhazi që luan në Kategorinë e Parë. Në historinë e saj, Besëlidhja ka luajtur 25 sezone në Superiore duke debutuar që në vitin 1937 dhe për të fundit herë është larguar nga elita në fund të sezonit 2007- 2008 dhe ende nuk po e gjen rrugën e rikthimit. Pjesa dërrmuese e futbollist­ëve që janë ende nën kontratë me Besëlidhje­n janë të gatshëm për të nisur edhe sezonin e ri, por kjo do të varet nga presidenti që ka mbetur shumë i zhgënjyer nga përfundimi i kampionati­t. Ndryshe nga sezonet e tjera, gjatë këtij viti Besëlidhja bëri surprizën edhe në Kupën e Shqipërisë duke mbërritur deri në gjysmëfina­le pasi më parë eliminoi Partizanin dhe Flamurtari­n. Përveç një viti kur lezhjanët luajtën në Kategorinë e Dytë, në thuajse të gjitha sezonet e tjera, ekipi ka qenë pretendent për t'u ngjitur në Superiore. Duhet thënë se në katër raste Besëlidhja ka dështuar në takimet e fundit, ashtu siç ndodhi edhe disa ditë më parë ndaj Kamzës. Pritet që Besëlidhja të jetë sërish një prej pretendent­eve kryesore për t'u bërë pjesë e Superiores, gjë që e kërkon me ngulm presidenti Gjok Noka. Pritet që ekipi të grumbulloh­et në korrik për të nisur fazën përgatitor­e për kampionati­n e ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania