Panorama Sport (Albania)

Merkato në Berat, Lushnja kërkon Bitrin

Mbrojtësi: Kam ofertë, ka ardhur momenti për një eksperienc­ë tjetër në karrierën time

-

Qendërmbro­jtësi i Tomorit, Enea Bitri, me sa duket nuk do të jetë më pjesë e beratasve për sezonin e ardhshëm. Një gjë të tillë futbollist­i 20- vjeçar e ka shprehur në një prononcim për "Panorama Sport", teksa oferta e ardhur nga Lushnja mendohet t'i ketë ndryshuar planet. Sakaq, Bitri ka thënë se ka ardhur koha për një eksperienc­ë të re jashtë vendlindje­s dhe sipas tij Lushnja është opsioni më i mirë i mundshëm për të. "Oferta që më ka ardhur nga Lushnja më gëzon shumë dhe kjo për vetë faktin se është një klub me tradita dhe histori në futboll. Unë jam në bisedime me drejtuesit e skuadrës myzeqare, ku shumë shpejt mund të konkretizo­jmë edhe gjithçka rreth të ardhmes sime. Kontrata me Tomorin më ka përfunduar dhe tashmë e shoh veten si një lojtar i lirë. Mendoj se ka ardhur koha për një eksperienc­ë të re jashtë qytetit tim të vendlindje­s dhe Lushnja është opsioni më i mirë i mundshëm. Kam respekt për të gjithë futbollist­ët e atij ekipi, por mbi të gjitha edhe për drejtuesit e klubit", tha në fillim Bitri. Më tej, qendërmbro­jtësi beratas ka folur edhe për objektivat e arritura me Tomorit. "Më vjen shumë mirë që kemi arritur objektivat me skuadrën e Tomorit, pasi do të ishte e pafalshme që me atë kontingjen­t futbollist­ësh të luanim për mbijetesën. Më vjen keq për shumë skuadra me tradita që kanë zbritur në kategori më poshtë, duke marrë këtu Elbasanin, Tiranën apo dhe ndonjë ekip tjetër. Në aspektin personal, Tomori, Elbasani, Tirana dhe Besa duhet të jenë me patjetër në Kategorinë Superiore pasi janë klube me histori", përfundoi prononcimi­n e tij mbrojtësi Bitri. Ndërkaq, skuadra beratase ndodhet me pushime dhe pritet që të grumbulloh­et në fund të qershorit për të nisur përgatitje­t për sezonin e ri. Të gjithë janë në pritje të vendimit të presidenti­t për trajnerin dhe stafin e ri që më pas do të ndërtojë edhe grupin për kampionati­n e ardhshëm. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania