Panorama Sport (Albania)

Balaj Apolonia bën për vete një shkodran

-

Ka dy sezone e gjysmë që luan për Apoloninë dhe tashmë Fieri është shndërruar në "shtëpinë e tij të dytë". Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran të bardhejesh­ilëve, Izmir Balaj. 23-vjeçari është sjellë në "Loni Papuçiu" në kohën kur Apoloninë e drejtonte Artan Mërgjyshi, trajneri që e kish pasur Balajn nën komandë te Besa e Kavajës. Dhe numri 15 i prapavijës fierake do të adaptohej shpejt me skuadrën e re, duke e rritur performanc­ën dhe sigurinë e tij nga ndeshja në ndeshje. Balaj do të fitonte dhe besimin e trajnerit të mëvonshëm dhe aktual, Elidon Demiraj, duke e rritur gjithnjë e më tepër prezencën e tij në fushë. 3732 minuta në 54 ndeshje arkivon Balaj për fanellën e Apolonisë, skuadër të cilën ai e vlerëson si pjesë të rëndësishm­e të rritjes dhe pjekurisë së tij futbollist­ike. "E kam thënë më parë dhe e përforcoj: këtu në Fier ndihem mirë. Apolonia më ka bërë për vete dhe unë e ndiej obligim që në çdo ndeshje të bëj maksimumin për këtë ekip. Stafi teknik dhe shokët e skuadrës janë pjesë e rëndësishm­e dhe më kanë ndihmuar me besimin dhe përkrahjen e tyre, ndaj dhe falënderim­i kurrë nuk është i tepërt, edhe pse u bë sezoni i tretë që unë luaj këtu. Sa i përket kampionati­t që lamë pas, normal që nuk jemi të kënaqur, pasi do të dëshironim të luftonim për objektiva më madhore. Megjithatë, analiza e hollësishm­e dhe marrja e masave për të korrigjuar të metat janë kompetencë e drejtuesve të skuadrës dhe unë kam besim se do të nxjerrim mësimet e duhura nga ky kampionat", thotë Balaj. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania