Panorama Sport (Albania)

Kampionë dhe të rënë, ja si e mbyllën kuqezinjtë

Katër do zbresin, një shqiptar në grupet e Champions-it

- OLSI TUJANI

Mbyllja e kampi onateve të futbol lit ka përcaktuar edhe verdiktet e skuadrave në të cilat luajnë futbollist­ët e Kombëtares. Disa prej tyre janë shpallur kampionë në kampionate, të tjerë kanë triumfuar në kupë. Ka prej futbollist­ëve kuqezi që kanë siguruar kualifikim­in në zonën europiane për të zhvilluar fazën kualifikue­se, por edhe të tjerë që kanë siguruar fazën e grupeve të Europa Ligës. Në një vështrim të situatës së futbollist­ëve të Kombëtares me skuadrat e tyre, "Panorama Sport" ju sjell verdiktet e sezonit për kuqezinjtë. KAMPIONËT

Ansi Agolli dhe Taulant Xhaka janë dy kampionët "e mëdhenj" të Kombëtares. Mbrojtësi i Karabakut dhe mesfushori i Bazelit janë shpallur kampionë të dyfishtë, respektivi­sht në Azerbajxha­n dhe në Zvicër. Kapiteni i Kombëtares do të luajë në fazën kualifikue­se për në grupet e Championsi­t, ndërkohë që Xhaka është shqiptari i vetëm për momentin që ka siguruar fazën e grupeve të kompeticio­nit më të rëndësishë­m europian. Gjithashtu, kampion është shpallur edhe Burim Kukeli me Zyrihun në ligën e dytë zvicerane.

ZONA EUROPIANE

I pari që e prin këtë listë të futbollist­ëve që kanë siguruar pjesëmarrj­en në zonën europiane, është Elseid Hysaj, i cili do të tentojë fazën e grupeve të Champions- it me Napolin. Më tej, Armando Sadiku, Amir Abrashi, Eros Grezda (Osijek), Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti me Atalantën dhe Thomas Strakosha do të kenë mundësinë të

luajnë në grupet e Europa Ligës. Një tjetër futbollist që po diskuton zonën europiane është Ergys Kaçe me PAOKun, i cili po luan fazën "play off", që do të vendosë nëse do të sigurojë një vend në kualifikue­set e Champions-it ose të Europa Ligës. Për momentin,

skuadra e shqiptarit është në këtë të dytën, por nuk ka përfunduar ende garimi. KATEGORIA

Ledian Memushaj me Peskarën dhe Frederik Veseli që u transferua tek Empoli humbën elitën e futbollit italian dhe do të zbresin në Serinë B. Por në Itali, një tjetër skuadër shqiptarës­h ka rënë nga kategoria. Bëhet fjalë për Pizën e Manajt dhe Çanit, të cilët do të luajnë në Lega Pro. Në Bundesligë, Mërgim Mavraj siguroi mbijetesën vetëm në ndeshjen e fundit me Hamburgun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania